Kreu / Dosje / Kështu e njohin kosovarët Enver Hoxhën
ca. 1988, Tirane, Albania --- In celebration of Enver Hoxha's 100th birthday, a statue was erected in Tirane's main square. --- Image by © Michel Setboun/Corbis

Kështu e njohin kosovarët Enver Hoxhën

Nga Shefqet Cakiqi-Llapashtica 

Enver Hoxha kishte dhe ka edhe një anë tjetër të medaljes, të panjohur dhe jo të publikuar, shumë pak të popullarizuar. Ai në vitin 1946 ishte shpallur Hero i Popullit të Jugosllavisë, pas marrjes së një medalje tjetër Jugosllave në vitin 1945 që quhej “Ylli Partizan”, ai bëhet me dy medalje më prestigjioze të Jugosllavisë!! Fillet e angazhimit dhe aktivitetit politik, Enver Hoxha i ka me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të dërguar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë si instruktor në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare! Miqësi kjo e Enver Hoxhës me Partinë Komuniste të Jugosllavisë që vazhdoi për 8 (tetë) vite me radhë. Në kontekstin aktual del se Titisti i parë shqiptar dhe më i “vlerësuar” nga Titoja ishte Enver Hoxha!! 

Nga këndvështrimi aktual, fjala më e butë për Enver Hoxhën do të ishte të thuhet se ishte në “shoqëri të gabuar”! Tash, kjo miqësi 8 (tetë) vite me Jugosllavët, mbi 20 (njëzetë) vite me Rusët dhe mbi 20 (njëzet) vite me Kinezët – së paku tani ish dashtë të bindemi se Serbët, Rusët dhe Kinezët më së paku mund të quhen miq të shqiptarëve !!

Në vitin 1945 në Kosovë ishte vendos gjendja e jashtëzakonshme, Kosova ishte aneksuar nga Serbia-Jugosllavia, ishte bërë masakra e Drenicës (Shaban Polluzhës) masakra e Sremit, masakra e Gjilanit, masakra e Tivarit… të gjitha këto në kohën e “miqësisë” shqiptaro-Jugosllave! Për të rritur absurdin e kësaj miqësie Enver Hoxha vjen në Beograd me 1946 takon ata që kishin bërë ato masakra !! Ndër të tjerë ai takon babën e Milladin Popoviqit, duke vajtuar për Milladinin të vrarë nga “reaksioni shqiptar”!!! Me këtë rast Enver Hoxha i “harron” ose shkel mijëra viktima shqiptare në trojet e veta në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe Mal të zi !! 

Edhe po të i heqim marrëzitë tjera, si eliminimi i forcave nacionaliste të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të prira nga i biri i Abdyl Frashërit, apo pushkatimi i grupit të Deputetëve të Legjislacionit të parë të zgjedhur në vitin 1945, si deputetët: Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Kurbunara, Shefqet Beja, Salaudin Toto… , e deri te likuidimi i shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij si Bedri Spahiu, Sejfullah Maleshova, Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu… etj., vetëm qërimi i hesapeve në mënyrë të përgjakshme me bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë, e bënë atë figurën më të kontestuar të Kombit shqiptar. 

Kur Enver Hoxha mori Medaljen Hero i Popullit të Jugosllavisë – në korrik të vitit 1946 – në Kosovë ishte gjendja e jashtëzakonshme, ajo ishte aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Serbia-Jugosllavia nga e ashtuquajtura Konferenca e Prizrenit korrik 1945, atëbotë ishin bërë shumë vrasje e masakra ndaj shqiptarëve si në Llap, Drenicë, Gjilan, Srem …. Tivar etj!!

Jo vetëm nga këto … por duke u nisur vetëm nga krimet që Serbia dhe Jugosllavia kishin bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe viset shqiptare në Maqedoni dhe Mal të zi, që nga viti 1912 – 1913 deri me 1940 … vetëm nga ky fakt, nuk ka guxuar asnjë shqiptarë të pranoj Medalje Hero i Jugosllavisë !! Enver Hoxha kishte edhe Medaljen tjetër Jugosllave “Ylli Partizan”, nga viti 1945 !! Vetëm përpara 6 (gjashtë) viteve shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Perëndimore dhe në Mal të zi, ishin në gjendjen ma të mjerueshme, pa të drejtë shkollimi, pa të drejta elementare për jetë dhe i detyruar për shpërngulje për Turqi nga zbatimi i Elaborateve shfarosëse nga regjimi Jugosllav. Absurdi i Medaljes Hero i Popullit Jugosllav dhe “miqësisë” Shqiptaro-Jugosllave rritet nga fakti se në Qeverinë e Josip Broz Titos atëbotë ishte Vasa Çubriloviç, autori dhe planifikuesi i pastrimit etnik të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish Jugosllavi !!

Edhe po të mos ishin këto vuajtje të shqiptarëve të Kosovës nga viti 1912 deri 1940 pastaj 1944 – 1948, nuk ka qenë e vjetruar masakra dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit me 1877 – 1878 !! Nga kjo masakër kishin kaluar vetëm 68 vjet, kanë qenë gjallë njerëzit që kanë përjetuar masakrimet dhe dëbimet nga Sanxhaku i Nishit !!

E një lider politik shqiptar promovohet dhe formohet nga instruktor Jugosllav, nga ai shtet që e ka nda, e ka robrue dhe sakatue kombin shqiptarn, nga ai shtet të pranoj Medaljen më të lartë, kjo e bënë Enver Hoxhën rastin më të veçantë në historinë e popujve të robëruar në raport me agresorin!!

Këto fakte nuk mund të i bëjnë vend të nderuar Enver Hoxhës, vend në histori po, se historia nuk mund të ndryshohet, po nuk mundemi ta kujtojmë pa i kujtuar edhe të metat, dështimet dhe huqjet e tij që gati e bëjnë për Libër të Ginisit !!

Partia Komuniste Shqiptare, ishte i pari organizim politik i shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë së ndarë, edhe ata komunist shqiptar si Elhami Nimani, Sinan Hasani, Fadil Hoxha etj. që ishin anëtar të grupeve komuniste në Shqipëri, nga instruktorët komunist Jugosllav u udhëzuan të angazhohen në Partinë Komuniste Jugosllave për Kosovë !! Edhe kur bëhet prishja e marrëdhënieve të Partisë Komuniste të Shqipërisë me Partinë Komuniste të Jugosllavisë, në vitin 1948, ajo prishje bëhet për “fatet e komunizmit botëror”, për Byron e Internacionales Komuniste, për mbrojtje të vijave të komunizmit, e jo për shkak të gjenocidit dhe aneksimit të territoreve shqiptare nga ana a Jugosllavëve si ishte Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe malësia në Mal të zi !! Titoja dhe Enveri u prishën duke i “dëshmuar” njeri tjetrit se cili është më komunist, apo cili është ma besnik ndaj Mekës së komunizmit – Moskës!!

Asnjë organizim politik i shqiptarëve që nga Lidhja e Prizrenit, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Mithat Frasheri, Gjon Sereqi …. deri te Adem Demaçi, organizimet politike të shqiptarëve, në themelimin dhe drejtimin e tyre nuk kishin instruktor sllav !!! Ata organizimet politike i kanë bërë dhe planifikuar të shtrira në tërë etnikumin shqiptar, për çlirimin dhe bashkimin kombëtar… Vetëm Partia Komuniste e Shqipërisë e instruktuar nga Mugosha e Popoviçi e bëjnë të detyrueshme shtrirjen politike dhe ushtarake të shqiptarëve vetëm në kufijtë e Shqipërisë Londineze!! 

Modeli dhe programi i Partisë Komuniste të Shqipërisë është ai që ka shkaktuar ndarjen e shqiptarëve në organizimin politik dhe ushtarak në rezistencën antifashiste, ky veprim ka “ligjësuar” ndarjen e kombit shqiptar në programin e saj politik, ushtarak dhe kombëtar!! Antifashistët shqiptar nga Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe Mali i zi u detyruan të angazhohen në Partinë Komuniste Jugosllave !!

Absurdi i kohës, në vitin 1945 burgoset në Tiranë patrioti shqiptar Bedri Pejani dhe i dorëzohet Jugosllavëve për të u dënuar me vdekje në vitin 1946 ! Bedri Pejani pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit, bashkëpunëtor i Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës i dorëzohet Qeverisë Jugosllave të Titos dhe Vasa Çubriloviçit !!

Bedri Pejani më 26 shtator 1924 bashkë me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë protestuan dhe denoncuan gjenocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. 

Vetëm mund të paramendojmë se si është ndier Bedri Pejani, njeriu që kishte luftuar dhe protestuar kundër gjenocidit të Vasa Çubrilloviçit, të burgoset pikërisht nga shqiptarët në Tiranë dhe të ju dorëzohet xhelatëve të tij dhe kombit të tij!! Të i dorëzohet Vasa Çubriloviçit!! 

Edhe kjo fatkeqësia e Bedri Pejanit nuk ishe e vetme dhe e hershme, në vitet `80-ta do të përsëritet, nga burgu i Pejës do të arratisen në Shqipëri 2 (dy) të dënuar politik për lirin e Kosovës me dënime të larta (R.V. dhe BF) dhe që të dy do të kthehen mbrapa, do të dërrmohen me torturë nga policia Jugosllave dhe do të u rriten dënimet ! Po ashtu edhe veprimtarë të tjerë do të kthehen mbrapsht nga Shqipëria si (S.D.) etj, raste pa presedan, asnjë shtet në Evropën Perëndimore nuk e ka bërë ndaj asnjë të arratisuri politik nga Kosova !! Personat e përmendur po i përmendi vetëm me iniciale, pasi që nuk i kam konsultuar se a dëshirojnë të ju publikohen emrat, ata janë të gjallë dhe kanë përjetuar zhgënjimin ma të madh të mundshëm në jetën e tyre! Ata pa të drejt kanë bart në vete etiketën e “të dyshuarve”, sepse nuk i kishte ndihmuar dhe strehuar shteti dhe regjimi i kombit amë !!

Marrëzia e radhës, përdhunimi i varrit të At Gjergj Fishtës dhe hedhja e eshtrave të tij në lumin Drin, ndalimi i veprës së tij !! At Gjergj Fishta përpos se është autor i veprës së famshme “Lahuta e Malcisë”, ishte i nominuari i parë shqiptar për çmimin NOBEL !! Sot At Gjergj Fishta nuk ka një varr në tokën e vet, në Shqipërinë e vet që aq shumë bëri për te!!

Në vitet 80-ta një pjesë e të rinjve i janë kundërvu Titizmit duke u thirrur në Enverin … por kjo ishte nga inercioni … mirëpo në momentin kur rritet vetëdija politike dhe fillojnë të kuptojnë politikën dhe ideologjinë kombëtare me kokë të vet, fillojnë gjërat të kthjellohen ! Në Kosovë rritet vetëdija për çlirimin e Kosovës, e jo vetëdija e Revolucionit si proces botërorë, edhe pse ka ndonjë që edhe në ditët e sotme ka mbet te ideologjia e Revolucionit të Socializmit si proces botëror, të cilin nuk mund ta kuptojmë ndryshe veç si të lajthitur për të u mëshiruar ! Shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe Mal të zi nuk kanë ditur shumë për veprimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij, andaj edhe ai “respekti” nga inercioni ishte i ngjashëm me “monarkistët” Kosovarë që më shumë e donin Mbretin Zog se Kral Petrin e Jugosllavisë ! Sot në fahun e politikës, po që se cilësohesh se gjykon me inercion, kjo nënkuptohet si fyerje dhe përshkrim i prapambetjes së vetëdijes politike.

Enver Hoxha në vitet 60-ta dërgon ushtar dhe oficer vullnetar për në Vietnam, për të luftuar Amerikën!! Në kohën e krizës rreth Kubës, Enver Hoxha e quan tradhtar Hrushqovin, pse ai i tërheqë raketat bërthamore nga Kuba!! Ku është sot qëndrimi i Vietnamit për Shqiptarët, ku është qëndrimi i Kubanezve (Fidel Kastro edhe ka shkruar kundër çlirimit të Kosovës është në anën e Serbisë)! Ndërkohë që Enver Hoxha kishte shpall rrezikun ma të madh për shqiptarët: imperializmin Anglo Amerikan! Pa asnjë të vetmin fakt!!

Nga një dashuri dhe besnikëri mbi 20 vjeçare ndaj Kinës dhe kinezëve, shtrohet pyetja: ku janë kinezët sot? ku janë Rusët? që një qytet në Shqipëri, deri në vitet `90-ta kishte emrin “Qyteti Stalin”! Kishte me qindra buste të Leninit dhe Stalinit në Shqipëri, me tonelata libra të përkthyera nga rusishtja ! Gjithë ajo përulje dhe ajo besnikëri ndaj Rusisë, nuk i është kthyer shqiptarëve me asgjë, madje as me ndonjë kurtuazi reciprociteti!

Këto nuk janë lapsuse të momentit të një lideri të një Partie, po huqje totale të një lideri dhe një Partie në pushtet në Shqipëri, për të cilat dështime, mashtrime dhe vetëmashtrime ne gjeneratat e sotme duhet të jemi kritik që mos të përsëriten ato gabime!

Mos humbisni

“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin!

Ai ishte një personazh që kishte fuqi dominuese ar tistike, një personazh që mund të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.