E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Dosje / “Më jep vetëm 1 mijë dollarë dhe e vras unë Kadarenë”

“Më jep vetëm 1 mijë dollarë dhe e vras unë Kadarenë”

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në një intervistë të tijën një ditë më parë, shkrime këto të cilat prekën mbarë botën. Ai ndër të tjera është shprehur se shteti i asaj kohe kishte gati arkivolin për të.

Mirëpo, kjo intervistë ka ngjallur dhe reagimin e Jonulla Rrapit, nëna e Renato Rrapit i cili njihet si djali qe dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë. Përmes një statusi ne rrjetin social “Facebook” ajo ka denigruar figurën e shkrimtarit, ndërsa e ka cilësuar atë me shpirt krimineli. Ndër të tjera Janulla Rrapi tha se Naim Zyberi, një prej të fortëve të atyre viteve në Tiranë i kishte propozuar vrasjen e Ismail Kadaresë për 1 mije euro.

Reagimi i plotë i Rrapit

Eshte e kunderta more sulltan Kadare.. ne ate kohe dhe ne vazhdim ti me shtetin i beje gati arkivolet per te tjere.. Me shkatrove jeten e djalit tim .. Ne vitin 1996 isha ne Shqiperi per te mar demshperblim 2 milion leke dhe 7 milion leter me vlere si fillim demshperblim te persekutimit dhe pastaj kur sulltani mori vesh nuk i dhan me .. Rruges duke ecur degjoj nje ze qe me theriste : O Jonulla shitesja jon e lagjes : e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi po me tha .. nona ime s`te harron kure qe na jepshe ushimet borxh dhe ti jepnim ne fund te muajit .. E di qe dhe Kadarea eshte ketu ka ardhur me gjith familjen per pushime .. po deshe ti me jep vetem 1 mij dollare ta vras vetem se me vjen keq c`far i ka bere Renatos .. E shikova dhe i thashe : I kam lene Zotin o Naim : Me von lezova ne gazet se dhe ate e kishin vrare bashke me nene dhe motren .. Eh si eshte jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemër e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim.. Ne ate kohe i kishte privilegjet deputet i lagjes, nenkryetar i frontit , i perkedheluri i Enverit dhe Nexhmijes,, fjala e tij ishte ligj .. Ne nje takim motra ime me Nexhmije Hoxhen per problemin e pashaportizimit kur te ktheheshim nga internimi mori nje pergjigje shum negative .. Te rrin atje ku jane sepse nuk e len rrrrrrrrehat Ismail Kadaren .. Kadarea eshte shkrimtar boteror i cili shpenzon koh te madhe per Enverin duke pregatitur materjalet per plenium, kongreset etj etj.. Ah kjo fytyre sa hakmares, shpifs eshte .. Nuk mbulohet dielli me shosh..Jo..Jo..

Mos humbisni

Ky është sekreti që Enver Hoxha ia fshehu shqiptarëve derisa vdiq

Në Tiranë përflitej kudo për sëmundjen e Enver Hoxhës. Fakti që ai vuante nga sëmundja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.