• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Ja si funksionon truri i njeriut

19 December, 2015
në Shëndet
0
funksionon truri
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ja si funksionon truri i njeriut

Shkencëtarët ofrojnë një pamje të rrallë se si funksionon truri kur është angazhuar në bisedë shoqërore. Aktiviteti i trurit vëzhgohet përmes një kapeleje të pajisur me fibra optike dhe rreze lazer që ndjekin rrjedhën e gjakut.

Për të parë se si funksionon truri, shkencëtarët në Laboratorin e Funksionimit të Trurit në universitetin Yale instalojnë aparate me rreze lazer në kapelen e projektuar për këtë qëllim.

Sauli Yahil dhe Shaw Bronner, dy shkencëtarë në këtë laborator, tregojnë se si punon truri i tyre ndërsa bisedojnë për imazhet që shohin në ekranet e kompjuterit.

Imazhet me ngjyra tregojnë se çfarë ndodh në kokat e dy studjuesve – dy trurët në bisedë tregojnë me lëvizje të ndërlikuara veprimtarinë e brendshme.

Kjo teknologji është vetëm një pjesë e punës për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionet e trurit.

“Ne duam të kuptojmë lidhjet e neuroneve me ndërveprimin midis individëve”,thotë Joy Hirsch, një neuroshkencëtare dhe profesore në shkollën mjekësore të universitetit Yale, në shtetin Konektikat.

“Ky është ndoshta një nga funksionet më themelore të qenieve njerëzore, por ne dimë shumë pak në lidhje me të,” thotë ajo.

Laboratori i Funksionit të Trurit në Yale, të cilin ajo drejton, është duke hetuar se si një tru angazhohet me trurin e një personi tjetër.

Dr. Hirsch iu kthye një teknike të vjetër disa dekadash për krijimin e hartës së trurit që vetëm kohët e fundit u zhvillua mjaftueshëm për këtë detyrë.

Ndërsa dy shkencëtarët, Yahil dhe Bronner, flasin me njëri tjetrin për të demonstruar teknologjinë, secili vesh një kapele të posaçme ku janë vendosur 64 kabllo të holla.

Në majë të gjysmës së këtyre kabllove prej fibrash optike, kalojnë rreze të holla lazer që depërtojnë rreth 2.5 cm në trurin e tyre.

data-full-width-responsive="true">

“Të dhënat vizuale dhe shprehjet e fytyrës janë të koduar me sistemet e trurit që ndjekin proceset e gjuhës. Kjo është diçka që nuk ishte vlerësuar më parë”, thotë  dr. Hirsch.

Rezultati është një pamje e mrekullueshme: imazhe të detajuara të trurit dhe ngjyra që tregojnë se ku ndodh veprimi. Kjo nuk është një foto e drejtpërdrejtë, si radiografia që tregon një kockë të thyer, por më tepër një rindërtim shumë i sofistikuar.

“Informacioni i ri këtu është se të dhënat vizuale të shprehjes së fytyrës janë pjesë intime të sistemit gjuhësor, pra tregon se si është duke u përdorur gjuha në një situatë intime”, thotë dr. Hirsch.

Identifikimi i formave vizuale nga të dhënat është pjesë e këtij kërkimi. Modelet vizuale kanë treguar se ato ndryshojnë në kushte të tilla si paniku dhe depresioni.

Ky studim gjithashtu mund të ndihmojë për të kuptuar se si autizmi prek individët.

“Në rastin e autizmit, prindërit dhe profesionistët shëndetësorë dyshojnë se fëmija mund të ketë autizëm kur nuk arrin të angazhohet me individë të tjerë, por dihet shumë pak rreth neuro-qarqeve që përfshinë angazhimin me të tjerët “, thotë dr. Hirsch.

Në Universitetin Princeton, neuroshkencëtari Uri Hasson është në kërkim të mënyrës se si truri ndërvepron kur një person flet me një tjetër.

“Pra, ne kemi zhvilluar një metodë të re në të cilën unë mund të skanoj njerëz, ndërsa ata janë duke treguar histori të jetës, dhe pastaj këto histori i luaj të regjistruara për një grup dëgjuesish. Dhe ajo që ne po kërkojmë  është nëse truri i dëgjuesit bëhet i ngjashëm me trurin e folësit gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë”.

Dr. Hasson thotë se gjetje të tilla janë të vlefshme për të mësuar se si është organizuar truri. “Sa më të ngjashëm modelet e trurit, aq më i mirë është komunikimi dhe mirëkuptimi”, thotë ai.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Pse nuk duhet të hani tre vakte

Pasardhëse

Si të mbrojmë zemrën

Pasardhëse
mbrojmë zemrën

Si të mbrojmë zemrën

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Publikohet përgjimi! Lame jep ‘direktiva’ për legalizimet: T’i mbajmë varur (VIDEO)

Nga lajme9
20 April, 2021
0

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme në llogarinë e tij në “Facebook”, një audiopërgjim të kreut të Agjencisë...

‘Ça është mo, do t’ju kap me dru e t’ju nxjerr përjashta!’, shikoni momentin epik nga përballja e Ylli Rakipit me Bashën mbrëmjen e djeshme (VIDEO)

20 April, 2021

Sondazhi! Surpriza në qarkun e Shkodrës, LSI humb mandatin, ja çfarë parashikohet për Tom Doshin, PS-në dhe PD-në

20 April, 2021

Grida Duma zbardh detajet tronditëse për ngjarjen e rëndë në zyrat e PD-së

20 April, 2021

“O xhaxha sa trima keni qenë ju?!” Pandeli Majko kujton bisedën emocionuese dhe jep mesazhin e prerë

20 April, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.