Kreu / Kosovë / Ja pse kundërshtohet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Ja pse kundërshtohet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Një grup qytetarësh, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë reaguar për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë. Sipas tyre kjo xhami po ndërtohet jashtë rregullave urbanistike të kësaj lagjeje.

“Ideja nuk është më ndalu ndërtimin e xhamisë, por i kësaj xhamie”, ka thënë Yll Rugova nga shoqëria civile. “Prishtina ka planë urbanistik dhe duhet të ndjekin disa rregulla”.

“Në këtë kontekst, objekti ne fjalë që po kërkohet të merr leje, nuk është në përputhje me ambientin që është duke u ndërtuar”.

“Kërkesa për leje do të shkojë në Kuvendin Komunal dhe këtë do ta votojnë sipas gjitha gjasave asamblistët”.Ne po kërkojmë që edhe ky objekt të kalojë të gjitha proceset, sikurse edhe objektet e tjera”,Kështu ka thënë Rugova në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

“Unë nuk i kuptojë pse Bashkësia Islame e Kosovës insistojnë kaq shumë në këtë projekt.Ne i inkurajojmë asamblistët ta votojnë një projekt për xhaminë në këtë pjesë të Prishtinës, por jo këtë projekt”.

Mos humbisni

Filmi serb mbi Kosovën shkakton tensione të reja

Zyra e kryeministrit të Kosovës e ka dënuar si ofendues një film dokumentar serb që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.