E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Kuriozitete / Ja “dredhitë” që duhet t’i dini që të “çani” në jetë

Ja “dredhitë” që duhet t’i dini që të “çani” në jetë

Nuk do të na bënte keq, sikur të mësonim disa dredhira dhe mësime për të ecur përpara në jetë. E dimë shumë mirë që jemi të ndikuar prej mënyrës si na trajtojnë të tjerët, madje edhe më shumë se sa gjërat që ata na thonë realisht.

Truri është një organ që të gënjen dhe mund të manipulohet prej llojeve të ndryshëm të manipulimeve. Këto këshilla ju ndihmojnë që të jeni një hap përpara. Është gjithmonë mirë të dini efektin e tyre, dhe në të njëjtën kohë të mos bini pre e dredhive të të tjerëve. Dhe mos harroni: gjithçka është në kokën tuaj.

1- Kur takoni për herë të parë një person, përpiquni të identifikoni ngjyrën e syve të tij, ndërkohë që buzëqeshni. Hidhini një vështrim të thellë. Ndoshta për arsye se ky veprim kërkon një sekondë më shumë se sa zakonisht, njerëzit reagojnë me entuziazëm.

2- Vini re vendndodhjen e këmbëve. Nëse u afroheni dy njerëzve që janë në mes të një bashkëbisedimi dhe këmbët e tyre janë të orientuara në drejtim të kundërt me ty – kjo mund të nënkuptojë që ata nuk janë vërtetë të interesuar tek ti, dhe ndoshta nuk duan të ndajnë me ty atë që po bisedojnë.

3- Teknika e “ritmit”. Njerëzit do të përpiqen të të caktojnë një qëllim, nëse ti u tregon paraprakisht qëllimin tënd të mundshëm. Kjo psikologji është sidomos e fortë me tregtarët. Nëse ata të bindin të pranosh diçka (për shembull afeksionin për qentë) – më pas, gjithçka që do të të ofrojnë që nga ai moment do të ketë lidhje me qentë. (Kështu funksionon pak a shumë edhe Google?!?!?!)

4- Kërkojini një personi të bëjë diçka të pamundur për ty, dhe ai me shumë gjasë do të thotë “jo”. Më pas, kërkoji atë që doje me të vërtetë. Me shumë gjasë do të thotë “po”, për shkak të përgjigjes negative që ka dhënë për kërkesën tënde të mëparshme.

5- Nëse bind një person të të bëjë një nder të vogël, ai do të futet në një gjendje mospajtimi konjitiv, dhe këtë do ta zgjidhte duke u ndjerë se në të vërtetë ti i ke pëlqyer dhe prandaj e bëri nderin.

6- Nëse një person përgjigjet në mënyrë të pasigurtë për një pjesë të pyetjes tënde, mos e ndërpre. Prit pak sekonda në heshtje dhe vazhdo ta shohësh në sy. Me shumë gjasë ai do të vazhdojë të flasë, do u përgjigjet pyetjeve të tua dhe do ta vlerësojë gjestin tënd.

7- Përtyp çamçakëz në periudha stresi të lartë. Për shembull, nëse je në prag të mbajtjes së një fjalimi përpara një audience shumë të madhe, përtyp një çamçakëz (mos harro ta hedhës përpara fjalimit). Thonë se truri ynë ndihet krejtësisht i parrezikuar kur është duke përtypur çamçakëz.

8- Kur mëson diçka të re, shpjegoja materialin e ri miqve të tu apo njerëzve që ke përreth. Nëse ua mëson si duhet, atëherë shanset janë që e ke kuptuar me të vërtetë edhe ti.

9- Njerëzit mbajnë mend si i ke bërë të ndihen dhe jo çfarë ke thënë.

10- Gjithmonë ruaj qetësinë kur dikush po të ulëret. Shanset janë që personi përballë teje do të “trembet” edhe më shumë, dhe madje ka gjasa të kërkojë falje për sjelljen kur të ketë mbaruar.

11- Përpara një takimi të rëndësishëm, shko në një vend ngacmues, apo një park argëtimi, dhe adrenalina do të vërshojë. Zemra do i rrahë shpejt dhe do të ndihet e ngacmuar për gjithë këtë. Në fund me siguri do të thotë që është argëtuar shumë.

12- Një mënyrë e mirë për vetëbesimin është që të hysh në një sallë dhe të imagjinosh që të gjithë që ndodhen aty janë tashmë në dashuri me ty.

13- Nëse ke probleme për të kujtuar emra të rinj, ja një mënyrë e mirë: Kur dikush të prezantohet, thuaji “gëzohem që të njoh” dhe përsërit emrin e tij/saj. Nëse e përsërit, emri do të rregjistrohet më mirë në trurin tënd. Plus që njerëzve u pëlqen kur u drejtohesh me emër.

14- Gjithmonë jepini një opsion fëmijës tuaj. Kjo do e bëjë të ndihet sikur është në kontroll.

15- Njerëzit janë shumë të vetëdijshëm për prekjen e tyre fizike. Nëse dikush e vendos “aksidentalisht” gjurin në krah të gjurit tënd – është e sigurtë që ai/ajo e di që gjurin e ka aty…

16- Do të bëhesh shok me shefin tënd? Përgatiti kafe dhe bisedo me të ndërkohë që ai rrufit kafenë. Pija e ngrohtë do e bëjë të ndjejë që ti je një person i këndshëm.

17- Do të fitosh vlerësimin e bashkëshortes apo prindërve? Fol sa më mirë dhe vlerëso një personazh që ata e admirojnë, në cilëndo fushë.

18- Shaj, mallko. Është një këshillë e mirë për tregtarët, por jo vetëm për ta. Kur i shet diçka dikujt, sharja e mallkimi mund t’u tregojë se je shumë entuziast, njerëzit do të ndihen më mirë, do të ndajnë entuziazmin tënd dhe mund të të besojnë.

19- Fol shpejt. Kur flasim shpejt na ndihmon të shesim çfarëdo që kemi për të shitur. Njerëzit do të besojnë atë që del nga goja jote. Diksuh që flet shpejt duket më inteligjent. Dhe duket sikur e di se çfarë po flet.

20- Përshtatu me personin që ke përballë për të gëzuar simpatinë e tij. Njerëzit pëlqejnë të shohin vetveten kudo, kështu që jepu një “pasqyrë’ dhe do të të pëlqejnë më shumë.

Mos humbisni

Statistikat: Femrat zvicerane “çmenden” pas shqiptarëve

Statistikat tregojnë se 2 nga 5 zviceranë kanë partnerë të huaj. Martesat mes personave me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.