I tillë është deputeti Tom Doshi, i cili nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Megjithatë, i pyetur nga Report TV nëse i beson akuzat ndaj Tahirit, deputeti i Shkodrës habit jo pak me përgjigjen e tij:
Gazetarja: I besoni akuzat ndaj Saimir Tahirit?
Doshi: Pse çfarë ka Saimir Tahiri?
Gazetarja: Ka pas akuza publike dje
Doshi: Akuza kanë të gjithë politikanët, por kur të fillojë procesi do e shohim a është fajtorë apo jo këta.
Tom Doshi kujtojmë që ka qenë një nga politikanët që ka akuzuar në vazhdimësi ish-ministrin Tahiri, deri edhe në lidhjet e tij me atentatin e ngritur ndaj tij.
Diskutime rreth kësaj post