Ajo është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar që spikati vite më parë kur u shfaq në “12 vallëzime pa një të shtunë”.
Edhe pse dukej se ajo ishte e lumtur me babanë e djalit të saj, francezin Michael Tamisier i cili punon në Luksemburg në një kompani këshillimi financiar dhe investimesh, me të cilin kishte 5 vite njohje dhe 3 vitet e fundit bashkëjetonte, Hueyda i ka dhënë fund raportit me të, shkruan “Panorama”.
Po sipas të njejtave burime mëson ata kanë 6 muaj që janë ndarë dhe se shkaku i prishjes së marrëdhënies të tyre ishte tradhtia e partnerit të saj 55-vjeçar.
Diskutime rreth kësaj post