E premte , 18 Gusht 2017
Kreu / Horoskopi / Horoskopi 2017 / Ja sesi do t’ju ecë viti i ardhshëm

Horoskopi 2017 / Ja sesi do t’ju ecë viti i ardhshëm

Dashi

Viti 2017 do të mund të jetë një ndryshim i madh në planin e punës dhe atë personal. Pozita e planetëve paralajmëron vetëkontroll në fushën e dashurisë. Ndiheni më të sigurt se zakonisht. Po mendoni për të mirën tuaj. Në planin e punës duhet të jeni të vendosur dhe me durim. Viti  2017 sjell disa mundësi që duhet t’i përdorni në mënyrën e duhur. Po ju presin mundësi të hatashme në karrierë, por duhet t’ju përkushtoni shumë vullnet dhe energji. Në fushën e financave ju presin shumë sfida dhe periudhë e mirë, por mos merrni vendime të mëdha para se në mënyrë të detajuar të shikoni të gjitha llogaritë nga e kaluara. Ka mundësi të keni një lidhje me një nga shenjat e zjarrta, kini kujdes me shenjat e njëjta si ju, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Demi

Horoskopi i vogël i vitit 2017 parashikon sasi të madhe të energjisë. Atë me shkathtësi duhet ta drejtoni drejt fronteve që kanë të bëjnë me ngritjen tuaj emocionale. Por, ka edhe paralajmërim se këtë energji nuk guxoni ta shpenzoni pa mendje të shëndoshë. Është mirë t’ju ndihmoni të tjerëve, por kurrsesi mos bëni diçka që dëmton veten tuaj. Shumë Dema mendojnë që të nisin një biznes të ri, por mbani mend se viti që po vjen është momenti të impresiononi bashkëpunëtorët, me zgjedhje praktike dhe punë të zellshme.  Ju pret një vit plot me sfida dhe mundësi të mira për të cilat jeni të gatshëm dhe në mënyrë kreative ecni drejt karrierës së ndritshme. Nëse prisni përparim në dashuri, viti 2017 ofron shumë mundësi interesante. 2017-a është vit i lumturisë në dashuri.  Ju këshillojmë edhe kujdes me partnerët idealë. Shëndeti varet nga mënyra si ushqeheni, e jini edhe të gatshëm në ndryshimet drastike.

Binjakët

Ju jeni nën ndikimin e Merkurit, i cili ju bën më pragmatik, por ju bën edhe person të nervozuar, kështu që ju sugjerojmë të keni durim me rastin e ndryshimeve në vitin 2017.  Marrë parasysh se viti 2017 është vit i mirë për financa, ju këshillojmë t’i  shikoni me kujdes, e edhe pse ju pret një vit i mirë. Fati po ju buzëqesh, keni  rritje të ardhurave. Ekziston mundësia që shumicën e të ardhurave t’i fitoni derisa punoni me të huajt. Në dashuri jeni besnik, por kah mesi i verës do të fillojnë dyshimet. Keni energji, e horoskopi ju këshillon që thellë në vete ta kërkoni atë energji dhe ta kujtoni partnerin në ndjenjat që ju kanë bashkuar. Kini kujdes me ushqimin, sepse nuk është me rëndësi vetëm të ngopeni, por me çfarë ushqimi.

Gaforrja

Kjo është shenjë e drejtuar nga Hëna, që është përgjegjës  për shumicën e specifikave të Gaforres, ndryshimit të disponimit. Përpos shumë sfidave që ju presin në lidhje me punën që bëni dhe periudhë jo të mirë për projektet private, horoskopi i vogël për vitin 2017 ju këshillon që të filloni një biznes privat. Në planin emocional do të mbeteni tek ajo se çfarë ju pret dhe çfarë mund të ofroni. Kur për një gjatë të jeni në lidhje, ju duket se partnerit tuaj gjithçka i është më e rëndësishme se sa ju. Radhitja e planetëve ju japin mundësinë që ta ripërtërini dashurinë e vjetër. Për sa i përket shëndetit, horoskopi për vitin 2017 ju këshillon të mos anashkaloni mjekun dhe të mos lini anash simptomat e thjeshta të ftohjes, këshillohuni me mjekun.

Luani

Për Luanët asgjë nuk do të jetë e lehtë, sidomos për ata që janë në vite të pjekura, sepse i pret një ballafaqim me disa armiq që mund të kanë mijëra fytyra.  Ju këshillojmë t’i përkushtoheni familjes dhe të kaloni momente të bukura në shoqërinë e anëtarëve të familjes. Mendoni që në periudhën që po vjen, më shumë të kaloni kohë me ta, se sa me të tjerët që ju shtiren kinse janë miq. Në planin e dashurisë mund të prisni një periudhë stabile, pa ndryshime të mëdha. Natyrisht, gjithmonë mund të tentoni ta mashtroni të ardhmen, të thyeni disa rregulla tuajat dhe bëhuni gati për sulm ndaj personit që tash e një kohë ju pëlqen. Luani është shenjë e energjisë absolute, e si lider të lindur reagoni më shumë iniciativë në punë. Shëndeti është stabil, me përjashtim të qëndrueshmërisë. Shëtitni, ecni më shumë.

Virgjëresha

Sipas mendimeve, Virgjëresha më së shumti ngjan me Binjakët, shkaku se kanë një zotërues të përbashkët, Merkurin. Viti 2017 mundet t’ju sjellë shumë të ardhura, përmes bashkëpunimeve me të huajt. Në planin financiar, horoskopi i vogël 2017, ju këshillon që gjatë prillit, shtatorit dhe dhjetori të mos nënshkruani kontrata të mëdha. Mund të prisni disa ngjarje interesante në dashuri, sidomos kur partneri ju vë në lojë. Ata që janë beqar i pret një vit shumë interesant, sidomos gjatë periudhës verore, më konkretisht në gjysmën e parë të gushtit, sepse atëherë shtohet dëshira e madhe që ta gjeni gjysmën e shpirtit binjak. Nganjëherë do të keni dështime, por kjo nuk do t’ju ndalojë të ecni tutje.  Mirëpo, kjo edhe ju ndihmon ta kuptoni se duhet të merrni hapa, jo vetëm në teori, por edhe në praktikë. Nëse i përkushtoheni shëndetit sa i kushtoheni daljeve, do të bënit shumë për veten.

Peshorja

Juve ky vit do t’ju kalojë shpejt dhe do të keni përshtypjen se si koha po ju rrëshqet nga duart, por kjo nuk do të thotë se do të lëshoni disa mundësi të shkëlqyeshme në planin e dashurisë. Fati mund të jetë aleati juaj, në punë dhe financa. Shëndeti kryesisht do të jetë i mirë, e ky vit do të jetë i përshtatshëm edhe për dashuri. Nëse jeni të lirë, mbani mend, para jush është një periudhë ideale për gjetjen e personit të duhur. Për të gjithë ata në lidhje, ju këshillojmë që mirë të ekuilibrojnë pasionin. Në aspektin e punës nuk do të ketë ndryshime rrënjësore  për sa ju përket pritjeve dhe përshtypjes se nuk i arrini të gjitha. Për sa u përket financave, horoskopi i vogël u këshillon që me kujdes ta planifikoni buxhetin. Nëse keni nevojë për teknologjitë moderne, provoni të nisni një biznes të qetë. Nëse dëshironi ta mbani imunitetin e fortë, dilni nga dhoma e gjumit.

Akrepi

Për sa u përket çështjeve materiale nuk duket se do të keni humbje të mëdha, por nëse gjithçka jua lini të tjerëve, mund të rrezikoni që të humbni disa mundësi për të rritur të ardhurat. Gjatë mesit të pranverës do të blini diçka, që duhet të mendoni mirë për këtë.  Akrepat e lirë gjatë muajit maj mund të lëshohen në një aventurë të zjarrtë me personin nga rrethi i vet. Kjo lidhje mundet të jetë shumë interesante nëse në pyetje është personi me shenjë të zjarrtë, e Akrepave të lirë martesa po u buzëqesh.  Ata që janë të vetmuar mund të interesohen për personat në shenjën e Dashit. Gjatë muajit prill ju presin probleme me traktin respirator dhe me enët e gjakut. Zonjave ju sugjerojmë të merren me joga dhe teknika cilësore të frymëmarrjes, vrapim, shëtitje në ajër të pastër. Përfshirja e këtyre shprehive në përditshmërinë tuaj mund mirë të ndikojë në shtypjen e gjakut dhe shëndetin në përgjithësi.

Shigjetari

Ka ardhur koha të mos vajtoni se keni humbur vendin e punës dhe, shfrytëzojeni mundësinë e mirë që po ju ofrohet (nga fillimi i shkurtit e deri kah mesi i prillit) kur të tjerëve duhet t’ju prezantoheni në mënyrën më të mirë. Përdorni aftësitë tuaja prej një liderit dhe tentoni që të merreni me rregullimin e punëve, ndërsa jepni gjithçka nga vetja për të pasur pagë më të mirë ose  përparim në vendin e punës. Financat për fat të keq nuk do të janë ana e fortë juaja, sepse të tjerët e kanë të vështirë të pajtohen me natyrën tuaj eksploduese, e edhe ju e keni të vështirë ta kontrolloni veten tuaj. Për çdo rast, horoskopi i vogël për vitin 2017 ju këshillon ta zvogëloni energjinë që po dhuroni. Dashuria nuk ju kënaq, jeni pak a shumë të komplikuar, por aty kah mesi i muajit shkurt mund të gjeni dashurinë e shpirtit. Një persona nga e kaluara do të mundohet t’jua prishë martesën. Për secilën imtësi këshillojeni mjekun. Merruni më shumë me sport, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bricjapi

Edhe pse shumica e njerëzve për juve thonë se jeni të ftohtë dhe shumë ambicioz, ju në fakt punoni me zemrën plot, e kur dikush ju pikëllon, ia ktheni shpinën thuajse kurrë nuk ka ekzistuar. Do të ndjeni forcë të madhe, të cilën duhet ta shtratëzoni me mend, sepse mund të praroni. Jini të vetëdijshëm se në vitin që po vjen mund të pësoni humbje të mëdha, sidomos në lojërat e fatit. Shmangni bixhozin me çdo çmim, e sidomos gjatë dimrit dhe pranverës të vitit 2017.  Jeta në dashuri do të jetë përplot me ngjarje të papritura, e me fillimin e verës ju pret një periudhë e mirëkuptimit që mundet të jetë e dhimbshme, por në të ardhmen mundet të jetë rilindje e lidhjes tuaj. Tregoni mirëkuptim për mllefin e partnerit dhe provoni të ndryshoni dhe ta imagjinoni atë që partneri e ndjen. Bricjapët e lirë dhe romantik do të kanë takime me Ujorët, Peshqit, Gaforret dhe Virgjëreshat. Gjatë gjysmës së parë të vitit do të keni dhimbje koke, e në fillim të vjeshtës ju presin më pak probleme me tensionin e gjakut.

Ujori

Ky vit do të mund të jetë domethënës për juve. Disa prej jush do të filloni punë humanitare, me politikë apo me sport. Transaksionet financiare do t’ju sjellin disa sfida. Nga fundi i verës dhe vjeshtës ju këshillojmë të punoni me njerëzit që janë në perëndim, sepse do të ditoni shumë të holla. Ju këshillojmë të mos lëshoheni në konflikte me kolegët. Për sa i përket dashurisë, juve kurrë nuk ju dihet, jeni plot pasion, dhuroni zemrën dhe lehtë dashuroheni.  Me fillimin e vitit, mund të prisni rënie të sistemit imun shkaku se mbi supet tuaja keni marrë një numër të madh të obligimeve që i keni në vendin e punës. Kah mesi i muajit mars, shëndeti do të durojë shkaku i lodhjes dhe kushteve të rënda në punë. Jini më aktiv në planin fizik, merruni me sport, notoni dhe më shumë qëndroni në ajër të freskët.

Peshqit

Pjesëtarët e shenjës së lindur në shkurt drejtojnë energjinë disponuese dhe zgjedhjet e gjërave me interes të përgjithshëm, duke nënkuptuar edhe punën ekipore. Pozita e planetëve gjatë vitit 2017 paralajmëron luftë të ashpër, e atëherë edhe mund të prisni të ardhura më të mëdha ose përparim në punë.  Në tentimin tuaj që të ikni nga “mesi i artë” do të hasni në disa sfida me disa njerëz nga puna juaj. Krijoni më shumë miq, sidomos ata me shenjën e Bricjapit dhe Virgjëreshës, sepse ky komunikim cilësor është çelësi për përparimin tuaj. Nëse merreni me punë administrative ose në punë të shtetit, atëherë përfundimisht të jeni të gatshëm për ndryshime drastike. Në vjeshtë priten të ardhura në të holla në loto ose trashëgimi. Keni një përshtypje se të hollat po ju rrëshqasin nga dora. Në dashuri nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Sa më të suksesshëm që jeni në punë, më shumë do të vëreheni nga gjinia e kundërt.  Shëndeti gjatë vitit 2017 varet nga aftësia juaj për të hequr dorë nga alkooli. Shmangni ilaçet për qetësim.

 

Mos humbisni

Zbuloni horoskopin e kësaj jave sipas Oscar Cainer

Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht  Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për …

2 komente

  1. Lereni njerezit ne hallet e tyre mos i mashtroni kot.Te fshehten e dine vetem krijuesi dhe asnje tjeter.Kam degjuar nje grua qe vinte nga Amerika ne rai 1 dhe kishte punuar ne Amerike dhe bente thirrje popullit Italian qe te hiqnin dore nga shikimi i fatit me letra bixhozi apo ate te horoskopit.Jane vetem mashtrim dhe vetem mashtrim.

  2. Fejzulla Merkja

    Lereni njerezit ne hallet e tyre mos i mashtroni kot.Te fshehten e dine vetem krijuesi dhe asnje tjeter.Kam degjuar nje grua qe vinte nga Amerika ne rai 1 dhe kishte punuar ne Amerike dhe bente thirrje popullit Italian qe te hiqnin dore nga shikimi i fatit me letra bixhozi apo ate te horoskopit.Jane vetem mashtrim dhe vetem mashtrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.