E premte , 24 Shkurt 2017
Kreu / Kosovë / Gjuriq: Po duan t`i fshijnë të gjitha gjurmët e serbëve në Prishtinë

Gjuriq: Po duan t`i fshijnë të gjitha gjurmët e serbëve në Prishtinë

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se me mbylljen e kishës ortodokse serbe në Prishtinë është  dërguar një mesazh i  qartë se “kultura dhe feja e jonë nuk janë të mirëpritura në Kosovë”.

Sipas Gjuriqit në këtë akt fshihet në përpjekje për të fshirë plotësisht të gjitha gjurmët e ekzistencës së popullit serb në Prishtinë, ku, sipas tij ” deri në vitin 1999 kanë jetuar më shumë se 50.000 serbë”.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta lejojë  uzurpimin me dhunë të kishave ortodokse serbe dhe simbolikisht të përfundojë spastrimin brutal etnik të serbëve nga Prishtina dhe është e pakuptimtë çdo përpjekje që në Kosovë e Metohi të krijohet të paktën embrioni i një shoqërie multietnike”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Mos humbisni

Opozita ‘armatoset’ kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.