Kreu / Sport / Fitoi mandatin e pestë, fjalët e para të Armand Dukës

Fitoi mandatin e pestë, fjalët e para të Armand Dukës

Armand Duka  ka fituar mandatin e pestë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai mundi dy kandidatët e tjerë Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

Në votimin e raundit të dytë, Duka mori 38 vota përballë 24 votave të Finos. 3 vota dolën të pavlefshme.

I emocionuar për fitoren Duka tha se angazhimi i tij do të jetë maksimal për futbollin shqiptar.

“Faleminderit anëtarët e Asamblesë, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, jo për faktin se do jem President i FSHF-së por për mbështetjen që më keni dhënë, tani fillon diçka më e vështirë për mua. Kjo asamble u krye brenda të gjitha standarteve dhe tregoi që jemi një organizatë me standarte të larta në shoqërinë shqiptare. Do të bëjmë më të mirën në të ardhmen. Falenderoj dhe kandidatët për President dhe ju premtoj që angazhimi im do të jetë edhe më i madh për të bërë më të mirën për futbollin shqiptar,” tha Duka.

Mos humbisni

Sy e veshë nga “Stamford Bridge”, luhet finalja e parakohshme e Champions-it

Gjashtë vjet më vonë, Barça kthehet në vendngjarje. Sonte, ora 20:45, në “Stamford Bridge”. Tempulli …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.