Kishat, xhamitë dhe teqet do të tarifohen për energjinë elekrike jo si biznes por si familjarë. Ky është një projek i ri i qeverisë shqiptare pas kërkesave të bëra nga komunitetet fetare, kryesisht ai i besimit mysliman për të mos paguar fatura energjie në çmimet e një biznesi. Vendimin e tij kryeministri Rama e bëri publike gjatë dorëzimit të lejeve të legalizimit të kishës së Shën Athanasit në Selenicë.
Qeveria ka vendosur që objektet e kultit të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo më tarifa biznesi si deri më sot.
Nisma u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.
Rama: “Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit”.
Por vizita e Kryeministrit në këtë Kishë nuk ishte rastësore, pasi kreu i qeverisë i dhuroi atë Spiros edhe lejen e legalizimit.
“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet konkurentja
E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e...
Diskutime rreth kësaj post