Kreu / Kosovë / Familjet serbe të Kosovës duan 500 euro/muaj ndihmë

Familjet serbe të Kosovës duan 500 euro/muaj ndihmë

Anëtarët të Forumit Kombëtar Serb (Srpski Nacionalni Forum – SNF) ia kanë paraqitur kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit tri propozime, të cilat, sipas tyre, janë të rëndësishme për serbët e Kosovës.

Në mesin e propozimeve është edhe ai për krijimin e Fondit për Kosovën, i cili, siç ka thënë nënkryetari i SNF-së Zhivorad Llaziq, kryetarit i është dukur shumë interesant, transmeton Koha.net.

“Gjëja e parë kryesore që e kemi kërkuar ka qenë ndryshimi i politikës ndaj Kosovës, që ai të mos përpiqet për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, por zgjidhja përfundimtare të shndërrohet në proces të zgjidhjes.

Gjëja tjetër që ia kemi propozuar Vuçiqit është themelimi i Fondit për Kosovën. nga i cili çdo familje që jeton në Kosovë do merrte përafërsisht,sipas propozimit tonë, deri në 500 euro në muaj. Shuma do të varej nga numri i anëtarëve të familjes.

E treta që ia kemi propozuar Vuçiqit është formimi i Këshillit shtetëror për Kosovën që do të përbëhej nga ekspertë eminentë nga Serbia e Kosova që do të do të ndihmonin shtetin e Serbisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës”, ka thënë Laziq për radio Kim.

Ai ka përfunduar se Vuçiq do t’i shqyrtojë këto propozime ndërsa vete kryetari serb ka qenë i interesuar për themelimin e Fondit.

Mos humbisni

Kosova feston sot 10-vjetorin e Pavarësisë, 11 fakte rreth kësaj dite të shënuar

Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Festimet janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.