Kreu / Teknologji / Facebook, të fshehtat e një “monstre” që po del nga kontrolli
facebook

Facebook, të fshehtat e një “monstre” që po del nga kontrolli

Nuk është më një risi që prej vitit 2004 Facebook, formaton, ndikon dhe kntrollon jetët tona. Pushteti i tij i jashtëzakonshëm u pa sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe zgjedhjes së Trump-it president. Që prej nëntorit të kaluar një pyetje vazhdon të torturojë jo vetëm politikën amerikane, por mbarë rruzullin: A ndikuan shërbimet sekrete ruse në zgjedhje e presidentit të Amerikës?

Por, kjo dilemë që tashmë është bërë objekt hetimi, ka ngritur njëkohësisht edhe të tjera: Sa transparent është rrijeti social që e ka pranuar censurën në Kinë, por që nuk do t’i nënshtrohet rregullave në perëndim? Sa njohim ne për algoritmet dhe qëllimet e tij? A ka ai si synim shërbimin ndaj përdoruesve, apo thjeshtë dhe me çdo çmim pasurimin e aksionerëve të vet? A funksionon ai, me ndikimin që ka mbi jetën e njerzve, si një qeveri botërore? Nëse është kështu a duhet të ketë një kundër pushtet kontrollues?

Të gjitha këto pyetje e kanë bërë New York Times t’a krahasojë me Frankeshtajnin ndërsa britaniken Gardian të kërkojë shtetëzimin e tij.

Këto janë pikpyetjet që ngrihen mbi anën e errët të kësaj superfuqie që për vitin 2016 pati një fitim neto prej 10, 2 miliardë USD, duke u rritur 177% në krahasim me një vit më parë.

1-Si ndikoi Facebook ne fushatën amerikane?

2-Sa rrol luajnë postimet e sponsorizuara në politikat e vendeve të ndryshme?

3-Si funksionon fabrika e lajmeve të rreme në Shën Petërburg?

4- Autokritika e Mark Zucerberg dhe transparenca që do të bëjë për reklamën politike?

5- A mund të kontrollohet një gjigand me 2 miliard përdorues në muaj?

Mos humbisni

1 vit burg përa që hedhin foto të fëmijëve

Zbuloni shifrën marramendëse që fitoi Facebook në tre muajt e fundit

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa kohe shpenzojmë në facebook dhe sa popullor është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.