Kreu / Teknologji / Droni i parë me pasagjerë, gati në Mars

Droni i parë me pasagjerë, gati në Mars

Një kompani britanike për ndërtimin e dronëve pretendon se ka gjetur më në fund edhe përgjigjen për t’i vendosur këto makineri në shërbim të udhëtarëve.

Themeluesi i saj, Martin Warner, pretendon se droni i tij i ri ultra-i lëmuar do të jetë i aftë të transportojë udhëtarë nga “zemra” e Londrës në aeroportin e Heathrow për 12 minuta. Një udhëtim që normalisht, pa trafik të ngarkuar, realizohet për 25 minuta, transmeton tch.

Duket se britanikët nuk do të duhet të presin shumë, pasi 45-vjeçari Warner bën me dije se droni i parë në botë për transportin e udhëtarëve do të jetë gati në muajin Mars.

Sipas tij, ky dron do të udhëtojë me 110 km në orë e do të ngrihet deri në 450 metra, duke përshkruar distanca pa ndalesa deri në 130 km.

Mos humbisni

WhatsApp nuk do të punojë më në disa celularë

WhatsApp do të ndalojë së punuari në një numër të smartfonëve të vjetër, që do …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.