Kreu / Kosovë / Deklarata e Pavarësisë së Kosovës merret nën mbrojtje ligjore

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës merret nën mbrojtje ligjore

Është dashur gati një dekadë që shteti të marrë nën mbrojtje Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Një gjë e tillë është bërë gati dhjetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë dhe tetë vjet pasi u kërkua që ajo të marrë statusin e monumentit, duke u futur në Listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, e cila është nënshkruar të martën nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Kësaj Liste i janë shtuar 45 asete të tjera. pos atyre që mbroheshin me atë të vitit të kaluar, që numëronte 1.534. Tashmë shteti mbron përkohësisht 1.580 asete të trashëgimisë kulturore. Vetëm dy janë futur në kategorinë e trashëgimisë së luajtshme. Kësisoj, bashkë me pergamenën qindravjeçare – me tekstin e Deklaratës nënshkruar më 17 shkurt të vitit 2008 prej 120 deputetëve, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Kosovës dhe kryeministrit – në këtë kategori mbrohet edhe mozaiku me portretin e Shën Terezës i punuar me një milion kapëse teli në Muzeun e Kosovës nga Saimir Strati, në nëntor të vitit të kaluar.

Me këtë vepër, artisti shqiptar shënoi rekordin e tij të dhjetë “Guinness”.

Mos humbisni

“Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë”

Aktori  kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.