Një miliarder kanadez dhe bashkëshortja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana ende të paqarta.
Trupat e Barry dhe Honey Sherman u gjetën nga një agjent mobiliar.
Sherman ishte themelues dhe drejtuesi i gjigantit farmaceutik Apotex, i cili shet në gjithë botën ilaçe gjenerike.
Ai ishte një nga njerëzit më të pasurit e Kanadasë, dhe një filantropist.
“Në vendngjarje nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë në shtëpi”, tha policia.
Mediat lokale raportojnë se nuk po kërkohet për ndonjë të dyshuar.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau postoi në Twitter ku ngushëlloi familjen dhe miqtë e çiftit për ndarjen e tyre nga jeta.
Barry dhe Honey ishin prindër të katër fëmijëve.
Sipas revistës Forbes, pasuria e Barry Sherman vlerësohet në 3.2 miliardë dollarë.
Ai themeloi kompaninë “Apotex” në vitin 1974 dhe tani gjigandi farmaceutik renditet i shtati në botë për prodhimin e ilaçeve.
Diskutime rreth kësaj post