Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj pas daljes së tij publike para mediave, nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi interesit të gazetarëve lidhur me dosjen me 416 faqe ‘Habilaj’, ku mes emrave të implikuar nga dy trafikantët e arrestuar është edhe ish-ministri Saimir Tahiri.
Xhafaj pohoi se dosja ‘Habilaj’ nuk i përket Policisë së Shtetit, por se I takon drejtësisë italiane. Mes të tjerash ai thekson se do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia. Xhafaj u tregua shumë i rezervuar për këtë çështje, ndërsa shtoi se “S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet”.
Diskutime rreth kësaj post