Kreu / Aktualitet / Breshëri plumbash, i forti i Bulqizës i shpëton atentatit

Breshëri plumbash, i forti i Bulqizës i shpëton atentatit

Mbrëmjen e sotme rreth orës 18.30 Fadil Tërnova i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në aksin Bulqizë-Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Peladhi. Sipas njoftimit ë policisë, në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga Fadil Tërnova 29 vjeç.

Gjithmonë sipas bluve të Bulqizës, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka lënë automjetin dhe ka njoftuar policinë.

Drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm me automjet, ndërsa nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim. Nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi, por në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Rekordet kriminale të Fadil Tërnovës
Më datë 09.12.2009 Fadil Tërnova ka plagosur me armë zjarri shtetasin me inicialet V. Sh. Për plagosjen dhe armëmbajtje pa leje është dënuar 8 muaj burg. Më datë 24.11.2012 është shpallur sërish në kërkim për “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

Më datë 20.04.2013 pas një shkëmbim zjarri Fadil Tërnova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shefqet Shehu dhe ka plagosur rëndë Vehad Shehun. Ndërkohë që edhe vetë mbeti i plagosur rëndë. Krimi ndodhi 20 metër larg Komisariatit të Policisë së Bulqizës. Shefqet Shehu ishte i njohur si biznesmen kromi në zonën e Bulqizës.

Për ngjarjen u arrestuan asokohe Fadil Tërnova, Luan Tërnova dhe Vehap Shehu. Fadil Tërnova ka bërë 2 vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg. Në 2016 gjykata e liroi me shërbim prove. Në 27 shtator 2017 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ndërsa mbrëmjen e sotme i shpëtoi një atentati me armë zjarri. 

Mos humbisni

U kap me drogë, arrestohet këngëtari shqiptar /Foto

Mediat italiane kanë njoftuar arrestimin e këngëtarit “Krijl Flxy” para koncertit të tij, akuzuar për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.