Ish kryeministri Sali Berisa tha se opozita nuk do të bojkotojë Parlamentin por do të djegë mandatet e tyre.
“Dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, por kryetsari i Parlametnti më kërkoi që të flsija pas parafolësit dhe kështu u veprua.
U nisa drejt platformës për të thënë 3 minuta fjalë të mitat për procedurë, po rama urhdëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parklamnmetit.
Pasi kryetari jep fjalën, një “cub”, një fundërrinë pas një moralitet njerëzor, pas asnjë parim urdhërion rojet të dalin ëprpara të më ndalojnë të folurit. Fjalën time e ndaloi Rama jo Ruçi. N
ë këtë parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë, dhe me këtë që bëri sot Rama dhe zgejdhje e Prokurorit të Përgjithshëm i detyron qytetarët të rrezojnë këtë qeevri.
Mijëra qytetasrë kanë ardhur nga gjithë Shqipëria të mbrojnë vendin e tyre, Kushtetutën e tyre.
Në Parlament duhet të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve. S’ka ndodhur kurrë që deputetit t’i ndalohet fjala në Kuvend”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post