Kreu / Aktualitet / Ben Blushi: Rama nuk është aq inteligjent sa unë, në libër nuk vras as atë dhe as Berishën
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku ne rend te dites eshte shpallja e moratoriumit 10 vjecar qe ndalon prerjen e pyjeve ne Republiken e Shqiperise. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, during a parliamentary session.

Ben Blushi: Rama nuk është aq inteligjent sa unë, në libër nuk vras as atë dhe as Berishën

Ben Blushi mohon që personazhi i librit të tij të fundit me titullin “Kryeministri”, te jetë Edi Rama apo Sali Berisha.

“Asnjërin prej tyre. S’ka lidhje, kryeministri është pre e fantazisë sime, kështu që askush nuk mund të bëhet gati se i ngjan”, thotë ai në një intervistë për Mapon.

I pyetur për faktin se “kryeministri” i tij në libër ka një tipar, bashkëpunon shumë me gratë, i ka ministre, drejtoresha, që të kujton Ramën, Blushi thotë në fakt se ai nuk është inteligjent sa personazhi i tij:

“Rama nuk është aq shumë inteligjent sa personazhi im. Nuk është akoma aq i përgatitur sa të jetë personazhi im. Kjo është historia e një njeriu që për të fituar më shumë pushtet sajon një atentat kundër vetës. Atentati nuk pati sukses për arsye që unë i shpjegoj. Është prirja e fantazisë sime, nuk ka asnjë lidhje me historinë”.

Ndërsa për vrasjen e kryeministrit në fund të librit, Blushi thotë:

“Letërsia nuk është politikë. Nuk është inxhinieri, as ekonomi. Pra, ti mund të thuash pse kjo zgjidhje? Ky roman së pari, është fabul për arsye se mua më pëlqeu kur e mendova dhe mënyrën se si e zgjidha rrugës. Pra dhe njëherë e them që është historia e një kryeministri, i cili për të rifituar zgjedhjet vendosi të sajojë një atentat për veten e vet. Sepse ishte e vetmja mënyrë për t’u viktimizuar dhe për të fituar më shumë pushtet. Atentati nuk pati fatin që ai mendonte dhe pati mbylljen që pamë”.

“Është një fabul që zhvillohet në të ardhmen. Dhe shpresoj që në të ardhmen të mos ndodhë ajo që ndodh në libër”.

Mos humbisni

Zonat malore në veri ende të bllokuara nga dëbora

Zonat e thella malore vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora dhe moti i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.