Kreu / Politikë / Basha: Rama u dha garanci kriminelëve

Basha: Rama u dha garanci kriminelëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e policisë, duke thënë se “qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken”.

“Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin. Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes”, shprehet Basha.

“Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale. Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine? Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.

Mos humbisni

Politikania shqiptare trondit: Rama ka kërcënuar ambasadorët me letra në…

Duket se e mbeshtesin por ata ndodhen nen presionin dhe kercenimin e shefit te qeverise …

Një koment

  1. Garancine ja dhate ti e plaku komunist i vicidolit,saje qorrit sic e quan plaku,o shkerdhat shkerdhatet ju vetem po luani si aktor te estrades pa ju bere syri cepe.Ju kerkoni me dhafe boshe te justifikoni marrveshjen qe keni bere ne kurriz te shqiptarve.Haram ju qofte,Zoti ju dhente nji denim te madhe,ku ju dhemb e ju djege shume e me shume.Te 4 ortakve plakut,lir floririt,ty lulit te 230.000.000 ml erove e se fundi ortakut tuaj edvinit.Si gjithmone shpresa mbetet vetem te SHBA se per ne,ju sju hyne ferra ne kembe,jemi frikacake,te pa zotet,trimeria jone si poplull vetem te vrasim njeri tjetrin per gjera qesharake.komunistat si gjithmone te poshter e hileqare shfrytzojne pa afteste tona ,e idiotizmat.Ju komunistat vjedhin parate e pasurite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.