Kreu / Politikë / Basha: Forcës që sjell bashkimi, nuk ka pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar që i reziston

Basha: Forcës që sjell bashkimi, nuk ka pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar që i reziston

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të PD në Kamëz dhe Paskuqan. Detyrë kryesore sot, tha zoti Basha, jo vetëm për demokratët por për çdo shqiptarë është largimi i oligarkisë dhe sjellja e qytetarit në pushtet. Është shumë e rëndësishme, tha zoti Basha që çdo qytetar të kuptojë se vota e tyre e lirë dhe e ndershme  është forca që kanë qytetarët për të ndëshkuar të keqen dhe vendosur për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Për pushtet këta janë gati të bëjnë çdo gjë, ta varfërojnë popullin që të qeverisin më kollaj, t’i fusin edhe drogën mbi shpinë edhe krimin mbi shpinë. Detyra jonë është që ai i varfëri, ai i dezoluari, i pashpresi, i zhveshuri nga çdo e ardhur, nga çdo shpresë ta kuptojë se me ne vota e tij, vota e saj ka forcë dhe se kjo forcë nuk është thjeshtë dhe vetëm që të bëjë Lulzim Bashën Kryeministër por që atij dhe asaj t’i kthejë të drejtat që ka sipas Kushtetutës në këtë vend; të drejtën për ndihmë ekonomike  kur s’ka mundësi; të drejtën për rimbursim të ilaçeve kur kjo i takon.

Ne duhet  të jemi garantët e të drejtave të këtyre njerëzve. Ne do të shporrim një oligarki të lidhur me krimin, do të sjellim qytetarin në pushtet. Si do ta sjellim qytetarin në pushtet?! Duke kufizuar pushtetin, duke fuqizuar zgjedhësin. Ne duhet të mësohemi me votën si instrument në vendimmarrje. Vota e lirë është garancia për të nesërmen.”

Bashkimi, hapje dhe aleanca me këdo që është kundër krimit, drogës dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është porosia që lideri i opozitës u dha demokratëve.  Forcës që sjell bashkimi, hapja dhe aleanca e vlerave nuk ka pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar që i reziston, tha zoti Basha.

“Bashkimi  i të gjithë faktorëve të bazës pavarësisht diversitetit të mendimit që është pjesë, aset, pasuri e demokratëve. Por kushdo, kushdo në këtë familje politike që kërkon të japë kontributin e tij apo të saj në këtë përballje me këtë të keqe të madhe që ka kapur Paskuqanin dhe Shqipërinë prej fyti dhe që ka fytyrën, zërin, formën dhe bëmat e Edi Ramës nuk mund dhe nuk duhet të mungojë në këtë bashkim.

Hapja për të përfshirë në familjen politike këdo që dëshiron të jetë pjesë e kësaj beteje dhe që ndan me ne të gjitha vlerat tona si demokratë. Për këtë e kam fjalën kur flas për hapjen. Flas për hapjen e dyerve të shtëpisë tonë, të familjes tonë. Ndryshe nga hapja që ka dalë në shtëpinë tonë, aleanca është një mekanizëm politik. Një mekanizëm politik i cili kërkon nga unë në radhë të parë dhe nga gjithsecili prej nesh të realizojmë domosdoshmërinë e bashkimit të çdo faktori politik dhe jo politik me familjen tonë politike në këtë betejë.

Në qoftë se Edi Rama ka paudhësi të bashkojë kriminelët më në zë rreth tavolinës së tij, atëherë si mund të kemi në skrupuj të bashkojmë në një aleancë sa më të madhe këdo që refuzon krimin, këdo që refuzon inkriminim, këdo që refuzon drogën, këdo që refuzon shit-blerjen e votës dhe asgjësimin e procesit politik, asgjësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

Mos humbisni

2 deputetë të rinj në Kuvend, ikën Rakipi dhe Rehovica

Dy deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët do të marrin mandatin sot …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.