E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Politikë / Balla denoncon Nishanin: Skandal, e zezë mbi të bardhë
taulant-balla

Balla denoncon Nishanin: Skandal, e zezë mbi të bardhë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideron shkresën e Presidentit Nishani drejtuar gjyqtarit,  një rast flagrant i ndërhyrjes së pushtetit në gjyqësor, madje një provë të pakontestueshme të ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv në atë të drejtësi.

Deputeti i PD-së, Balla në nje status të tij ne social Facebook, pasditen e së martës, shprehet se “A është kjo shkresë e Presidentit aktual, asokohe Ministër i Brendshëm, rasti me flagrant, e zeze mbi të bardhë, i ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv mbi pushtetin gjyqësor?”.

Sigurisht qe po, pohon Balla, duke vijuar dhe shprehur se “A është ky një skandal i rëndë, për të cilin ne çdo rast të ngjashëm në një vend me drejtësi funksionale, do të kishte patur reagime të forta? Sigurisht që po. Por, prej dje që kur kjo shkresë është bërë publike nuk ka reagur se pari zyrtari që e ka firmosur këtë letër. Ne fakt duhet të reagojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pavarësisht se në krye të tij është zyrtari që ka firmos këtë shkresë”.

“Jam i sigurtë që askush nuk do të tentojë të sqarojë e të thotë se kjo nuk është ndërhyrje në punë të drejtësisë. Sepse kjo shkrese zyrtare, është një prove e tmerrshme e menyrës se si e konceptonte drejtësinë mazhoranca e kaluar dhe opozita e tashme. Kjo shkresë shpjegon dhe qasjen e kësaj opozitë ndaj reformës në drejtësi. Këta e duan drejtësinë me urdhëra qeveritare për gjyqtaret. Kjo qasje i takon arkivës. Sepse reforma në drejtesi do të bëhet. Por kjo shkrese nuk mund të arkivohet”, shprehet Balla duke sjellë faksimile shkresen e Nishanit.

Mos humbisni

mogherini

Takimi i 13 dhjetorit i KE, Gjermania mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë

Një burim pranë Ministrisë së Jashtme gjermane ka thënë për BIRN se Berlini do të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.