Kreu / Shëndet / Aplikoni këto metoda që koka juaj të shndrrijë si…mëndafsh!

Aplikoni këto metoda që koka juaj të shndrrijë si…mëndafsh!

Te gjithe kemi zbokth! Por per ta eleminuar ate ka shume menyra dhe fare te thjeshta.

Mos humbni kohë, e provoni 3 trajtimet e mëposhtme:

1.Vaj ulliri: I pasur me acide yndyrore Omega 3, vitamina A dhe E, si dhe një sërë antioksidantësh të rëndësishëm, vaji i ullirit është zgjidhja ideale nëse skalpi i kokës është i thatë dhe keni zbokth. Merrni një sasi të vogël, thuajse 2 lugë gjelle dhe me ndihmën e një furçe të butë fërkoni gjithë kokën. Lëreni të veprojë për një orë dhe më pas lani kokën me ujë të vakët dhe shampoo.

2.Vaj i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit është një produkt çudibërës që vjen nga Australia e largët, por që mund ta gjeni fare lehtë edhe në tregun shqiptar. Përpara se ta përdorni në kokë, provoni nëse jeni alergjik ndaj tij duke aplikuar 2 pika të tij në pjesën e brendshme të kyçit të dorës. Nëse nuk jeni alergjikë prej tij, duhet ta provoni menjëherë pasi është një ndër trajtimet më efektive kundra zbokthit dhe thatësisë së skalpit. Në një shampo 200 ml shtoni 10 pika vaj të pemës së çajit dhe lëreni të veprojë për 15 minuta dhe lani flokët sa herë keni nevojë.

3.Birra: Bashkoni një gotë birrë dhe një gotë uthull molle. Vendosini në zjarr për disa minuta dhe më pas masazhoni kokën me të. Aroma nuk është aspak tunduese, por pas pak minutash nuk do ta ndieni më. Mbajeni në kokë për 30 minuta dhe në fund lani flokët me ujë të ftohtë.

Mos humbisni

Nuk ju pushon lemza? Zgjidhja është shumë e thjeshtë

E keni parasysh atë momentin kur ju zë lemza dhe nuk di të ndalojë, duke …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.