Kreu / Aktualitet / Aksident i rëndë, makina me shqiptarë godet pemën dhe…

Aksident i rëndë, makina me shqiptarë godet pemën dhe…

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, ku për pasojë janë plagosur katër shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A50, pranë Trevizos në Itali, ku automjeti me të cilin po udhëtonin shqiptarët ka goditur një pemë në krah të rrugës, dhe për pasojë është përmbysur.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe të katërt shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të Bassanos, ku mësohet se po lufton për jetën.

Ndërkohë, hetimet në vendin e ngjarjes thonë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë evitimi i përplasjes me një automjet tjetër që po u vinte përballë shqiptarëve. Kjo ka bërë që makina e tyre të godasë pemën, dhe për rrjedhojë të përmbyset në rrugë.

Mos humbisni

VIDEO E RE / Varrimi i Aleksandër Ndokës, i biri me pranga dhe rrethuar nga policia

Djali i Aleksander Ndokes do t’i jape lamtumiren e fundit te atit, i cili u …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.