Kreu / Ekonomi / Raporti skandaloz: 800 studentë të regjistruar te privati në shkelje të ligjit

Raporti skandaloz: 800 studentë të regjistruar te privati në shkelje të ligjit

Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të pabërë publik ende, siguruar nga Politiko.al, zbulohen abuzime me regjistrimin e studentëve në kapërcim të afateve ligjore. 

Kjo ka ndodhur, si në universitet private ashtu dhe ato publike.

Sipas draft-raportit, 800 studentë janë regjistruar në shkelje të këtyre afateve në IAL jopublike (institucionet e arsimit të lartë privat) dhe 25 në Universitetitn publik (shtetëror), të cilët ende nuk kanë as numrin e matrikullimit universitar.

Të njëzet e pesë regjistrime e jashtëligjshme që evidentohen në raport, i përkasin Fakultetit Ekonomik të Universitetit publik. Tetëqind regjistrimet në privat janë bërë me një shkresë të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Të gjitha shkeljet i përkasin vitit të kaluar akademik, 2016-2017.

Mos humbisni

Marrëveshja, Shqipëria do t’i japë një pikë doganore Kosovës në Durrës

Javën e ardhshme me datë 27 nëntor Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.