Kreu / Shëndet / 3 ushqimet që parandalojnë shfaqjen e akneve dhe rrudhave të fytyrës

3 ushqimet që parandalojnë shfaqjen e akneve dhe rrudhave të fytyrës

Pavarësisht sa shumë mund të na pëlqejnë disa produkte ushqimore, duhet të mësohemi të heqim dorë, ndonjëherë.

Hormoni kryesor që prek lëkurën dhe i shkakton dëmtime është testosteroni, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të balancuar për të mbajtur nën kontroll nivelet e tij, shpjegon dermatologia Debra Jaliman.

Living ju njeh me 5 ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë.

1.Bajamet: Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectin”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, studime të ndryshme kanë treguar se bajamet ulin gjithashtu nivelet e hormoneve mashkullore, si për shembull testosteroni, dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe jo të yndyrshme.

2.Avokado: Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme. Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.

3.Salmoni: Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. “Ashtu si yndyrat e shëndetshme tek avokado, edhe acidet yndyrore omega 3 mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe hormoneve”, shpjegon Cates. Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Konsumoni 2 herë në javë peshk, rekomandojnë ekspertët.

Mos humbisni

Ja çfarë problemesh shëndetësore fshihen pas qimeve në fytyrë

Probleme gjinekologjike, nivel i lartë testosteroni, terapi me medikamente janë vetëm disa nga shkaqet e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.