• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

S’ka President në raundin e parë

19 April, 2017
në Politikë
0
Kuvend
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur pasditen e së mërkurës raundin e parë të votimit të presidentit të Republikës, edhe pse pa një kandidaturë.
Para seancës u mbajt mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve, ku gjatë diskutimit nuk u paraqit asnjë emër.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së një emri, Kuvendi u mblodh për të konsumuar raundin e parë. Në përfundim të tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, shpreson që opozita, e cila ka bojkotuar Parlamentin, të kthehet në rrugën e arsyes. “Të gjejmë konsensus rreth një figure sa më përfaqësuese. Ne do të presim, më mirë një president i duhur dhe i pranuar”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, mazhoranca do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. “Ne duam t’i japim Shqipërisë një president dinjitoz që të qëndrojë mbi palët e të mos jetë i njëanshëm”, ka vijuar Rama.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se, ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat ishte një tregues i vullnetit për të respektuar procedurat, “por edhe i durimit për të patur mundësinë për të biseduar me opozitën për një proces sa më bashkëpunues e sa më konsensual”.

“Pasi dihet se kjo mazhorancë i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë e legjitime të presidentit të ri. Por ky është një proces shumë i rëndësishëm ndaj dhe kërkon pjesëmarrjen edhe të opozitës”, ka thënë Meta.

Ai ka bërë me dije se Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i dytë të jetë ditën e enjte, ndërsa ka shtuar se ekziston koha për të diskutuar këtë çështje në tryezë me opozitën. “Do ta presim brenda gjithë mundësive tona, por kjo nuk mjafton pasi edhe opozita duhet të vijë. Shpresoj që java e ardhshme të shënojë fillimin e dialogut, gjë kjo e kërkuar edhe nga kryetari i PPE-së”, ka thënë Meta.

Paraardhëse

Ballkani përfshihet nga bora

Pasardhëse

“Nëse KQZ pranon kërkesën e PS-LSI, veprim kamikaz”

Pasardhëse

"Nëse KQZ pranon kërkesën e PS-LSI, veprim kamikaz"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.