• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasje mes grave në PD, Oriola Pampuri del krah Bashës: Albana Vokshi, kryetare me mandat të skaduar

7 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
85
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Partinë Demokratike, dita ditës po thellohen përplasjet. Lulzim Basha ka vendosur të hapë garën për kryesimin e Lidhjes së Gruas Demokrate (LDG), forum i drejtuar nga Albana Vokshi, e cila ka artikuluar disa gjysmë-kritika ndaj tij, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Menjëherë ka reaguar, deputetja Orjola Pampuri, që mbështet linjën e Bashës, duke u shprehur se nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e kryetarit të Partisë, për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe “strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes”.

Me një reagim në Facebook, Pampuri shkruan se ky është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre.

Më tej, ajo shprehet se Albana Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes.

Kujtojmë se Albana Vokshi e ka konsideruar vendimin e Bashës, arbitrar, uz*urpues dhe i bërë në mënyrë qesharake me telefonatë (reagimi i saj më poshtë).

Postimi i Pampurit:

“Nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Kryetarit Basha për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes. Zgjedhja e kryetares së LDG-së me parimin “një anëtar, një votë” është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre.

Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG.

Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Nën drejtimin e znj.

Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik.

Pas procesit të nisur sot nga Kryetari Basha do të sigurohet zbatimi korrekt i statutit të PD, në mënyrë që organizimi i LDG të jetë i ngjashëm me atë të PDSH. Për këtë arsye, Kryesia e PD do duhet të miratojë edhe Statutin për funksionimin demokratik të LDG për t’i dhënë fund praktikës antidemokratike të u*zurpimit të Kryetares së Lidhjes për 12 vjet, pa votë.

Suksese zonjave demokrate në këtë proces të rëndësishëm demokratik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jetë modeli më i mirë për përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave”, shkruan Pampuri.

Paraardhëse

Nga Presidenca e Kosovës i reagojnë Vuçiqit: Vallaqi është aset i Kosovës

Pasardhëse

Dashamir Shehi imiton batutat në Parlament: Unë jam kobra, ti je tigri, si i bën flokët, si kafshon

Pasardhëse

Dashamir Shehi imiton batutat në Parlament: Unë jam kobra, ti je tigri, si i bën flokët, si kafshon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.