• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Diplomaci pa ‘fusnotë’

15 September, 2018
në Aktualitet, Kosovë, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Qëndrimet e ndryshme të faktorit politik në Kosovës sa i përket ‘shkëmbimit të territoreve’ nuk shënojnë përçarjen më të madhe. Shqiptarët kanë gjetur në çdo kohë argumente për t’u grindur me njëri tjetrin. Jo sepse demokracia kërkon debat, por kryesisht për të marrë flamurin e komandantit në punët e mira, ose për ta penguar njëri-tjetrin në politikat që lidhen me interesa vetjake. Ama përçarja e klasës politike në lidhje me teorinë e Hashim Thaçit duket se do të shënojë një njollë në historinë e popullit të Kosovës. Të bardhë apo të zezë, kjo do duket.

Por duket se ka qenë pikërisht situata e krijuar nga presidenca e Thaçit që ka shtuar ece-jaket mes Tiranës dhe Prishtinës. Së pari ishin kosovarët që zhvilluan ‘pelegrinazh’ në selitë e Tiranës dhe sot, ministrit Ditmir Bushati vizitoi kryeqytetin e Kosovës për të dhënë mesazhin zyrtar. Pavarësisht deklaratave nga Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi, sot Tirana flet në kryeqytetin motër. Homologu i Bushatit, Behgjet Pacolli kërkoi ndërhyrjen e Shqipërisë në dialogun me Beogradin. Më saktë, ka kërkuar që Tirana të mos mbyllë sytë por të marrë rolin që i takon. Një deklaratë sa e fortë, po aq edhe e pritshme duke pasur parasysh se shqiptarët e Kosovës janë rritur me filozofinë se Tirana është mësuesja e Prishtinës dhe Prishtina është mësuesja e Shkupit.

Megjithatë, unifikimi i faktorit politik të Kosovës duket se është misioni i Tiranës në këtë histori që nisi në ditët e nxehta të gushtit. Më pas, roli që duhet të marrë Tirana është i paracaktuar në historinë e popullit shqiptar, por edhe në serinë e aleatëve të shtetit më të ri. Në formë simbolike, SHBA-të janë të parat që njohën pavarësinë dhe Shqipëria pasoi e dyta. E ndërsa Hashim Thaçi përpiqet të fshihet pas Amerikës në teorinë e tij dhe të Vuçiçit për korrigjim kufijsh, tashmë qeveria e Kosovës duket se pret fjalën e tokës amë.

Sigurisht që ndërhyrja publikisht e Shqipërisë qoftë edhe në rolin këshilluesit nuk i sjell asnjë dëm Kosovës. Deklaratat e Pacollit duhen lexuar drejtë, për aq kohë sa Kosova gjendet mes një çudie të padëgjuar më parë. Dhe ky propozim vjen nga goja e Presidentit.

Çështja që mbetet për t’u diskutuar është se; a do të ndërhyjë vërtetë Tirana në dialog? Ministri Bushati konfirmoi sot se integriteti territorial është përparësi dhe se kufijtë nuk duhet të vihen në diskutim. Ky është një qëndrim i unifikuar me politikat e Bashkimit Evropian dhe të vetë kancelares Angela Merkel. Sa korrekt, po aq edhe realist kur merret parasysh sesa hapësirë ka Shqipëria që të ndikojë mbi Hashim Thaçin. Bushati ka theksuar edhe një herë se dialogu është një proces strategjik që kërkon kujdes.

Përmes mesazheve të sotme, diplomacia Shqiptare është pozicionuar qartazi se fati i territorit nuk mund të jetë në varësinë e dëshirave të një individi, aq më keq të serbëve. Ky është një mesazh i përcjellë në mes të Prishtinës pa rezerva, apo pa ‘fusnotë’ siç thonë shqiptarët e Kosovës.

Paraardhëse

Anulohet ose vonohet fluturimi? Aviacioni Civil: Ja si të përfitoni dëmshpërblim

Pasardhëse

Birminghami “pushtohet” nga droga shqiptare, mediat: Kontrollojnë tregun

Pasardhëse

Birminghami “pushtohet” nga droga shqiptare, mediat: Kontrollojnë tregun

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.