Kreu / Kosovë / Zhbllokohet situata politike. Serbët i marrin “Bujqësinë” Pacollit

Zhbllokohet situata politike. Serbët i marrin “Bujqësinë” Pacollit

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot për të përfunduar seancën konstituive të nisur në 3 gusht, por të pafinalizuar asnjëherë për shkak se koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe zëvendësve të tij. 

Marrëveshja e arritur mes koalicionit PAN dhe AKR-së së Behgjet Pacollit i hap rrugën zhbllokimit të situatës. Grupimi i partive politike i drejtoi një kërkesë zyrtare deputetit më të vjetër në moshë, Adem Mikullovci, të cilit i takon drejtimi i seancës konstituive, ku thuhet se “është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e Parlamentit dhe institucioneve të tjera”.

Kërkesa pasoi negocimin përgjatë gjithë ditës së mërkurë me përfaqësuesit e Listës Serbe, që këmbëngulnin të merrnin tre ministri, përfshirë edhe atë të Bujqësisë, e caktuar fillimisht për Aleancën Kosova e Re.

PAN-AKR hyjnë sot në seancë me një deputet më pak, pasi Korab Sejdiu ka dhënë këtë mëngjes dorëheqjen nga partia e Pacollit.

Mos humbisni

Prova të reja kundër Kryeprokurorit kosovar

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka siguruar një vërtetim nga ish-Sekretari Krahinor i Administratës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.