Kreu / Politikë / Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Ndërkohë që qytetarët ju përgjigjen për një pjesëmarrje masive protestës së opozitës, Lulzim Basha duket se ka menduar të përgatisë qeverinë hije përballë asaj të Edi Ramës.

Në një takim që ai ka pasur edhe me këshilltarët kryesorë si Fahri Balliu, Preç Zogaj, ku i pranishëm ka qënë edhe kunati i tij, Basha ka vendosur të përgatisë në letër qeverinë hije.

Burime jo zyrtare nga takimi theksojnë se Basha po e përgatit qeverinë hije për ta pasur gati në rast se bie Edi Rama.

“Ne duhet ta kemi gati qeverinë tonë me kapacitetet me të forta që kemi. Bashkë me Monikën, unë kam përgatitur një qeveri paksa të gjerë, por kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim”- mësohet të ketë thënë Basha në takim.

Ai ka theksuar se LSI ka qënë tolerante dhe ka pranuar që të ketë tre apo katër ministri dhe më pas të marrë drejtimin e disa drejtorive të rëndësishme që i ka pasur në qeverinë e Ramës, si rrugët, patentat, burimet natyrore dhe si shtesë nga PD do ti jepen edhe doganat.

Në ditët në vijim do të ketë të tjera informacione në lidhje me emrat e drejtorive dhe stafet që po përgatiten në oborret e të dyja palëve, të PD-së dhe LSI-së.

Ne po sjellim një pjesë të emrave që mësuam, të cilët theksojmë se janë të ndryshueshëm në ditët në vijim edhe pas ndërhyrjeve që pritet të bëjnë familjarët e Bashës në kabinetin e tij. Nuk dihet ende nëse kjo qeveri ka marrë apo jo miratimin e Berishës, prandaj me shumë mundësi do të ketë ndryshime të mëdha në ditët në vijim.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të qeverisë hije të Lulzim Bashës:

Ministri i Brendshëm: Dhurata Çupi

Ministër i Drejtësisë: Enkelejd Alibeaj

Ministër i Jashtëm: Genc Pollo

Ministër i Integrimit: Grida Duma

Ministër i Financave: Agron Shehaj

Ministër i kulturës: Preç Zogaj

Ministër i Arsimit: Shezai Rrokaj

Ministër i Mjedisit: Jamarbër Malltezi

Ministër i Mbrojtjes: Ervin Salianji/ Genc Strazimiri

Ministër i Teknologjisë dhe Informacionit: Endri Hasa

Ministër i Bujqësisë: Agron Duka

Ministër i Diaspores: Klevis Balliu

Ministër i Shendetësisë: Flamur Noka

Ministër i Energjitikës: Edmond Spaho

Ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës, Monika Kryemadhi

Kryetar Kuvendi: Myslim Murrizi

Nënkryetar kuvendi: Nard Ndoka , Vangjel Dule

Ministër për Sipërmarrjen, Endrit Brahimllari

Drejtor i TVSH: Artur Zheji

Sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë: Enno Bozdo

Zv.kryeministër dhe Ministër për Reformat: Oerd Bylykbashi

Zv.kryeminstre dhe minister për Pushtetin Vendor dhe Marrëdhëniet me Parlamentin: Jorida Tabaku

Kryeministër: Lulzim Basha (part time).

Qani mos qeshni./ CNA.al

Mos humbisni

Reagon për herë të parë kryebashkiaku i Rrogozhinës: Për mua ishte e…

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini ka reaguar për akuzën e shpërdorimit të detyrës …

Një koment

  1. O Lul kapedani ! Duke pare qeverine hije ,pa tjeter ka vend shprehja tironse :..” te qafsdha ty moj Ahege,ne ngeli plonci vare…” Ku eshte Luli per keto pune a derezi.Luli 4 vite kryetar bashkie nuk vuri nje gozhde qe Ishja te varte ….”..Intimet…”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.