Kreu / Sport / Zbulohet projekti për stadiumin e ri shqiptar

Zbulohet projekti për stadiumin e ri shqiptar

Një tjetër stadium modern do t’i shtohet Shqipërisë, kësaj here në njërin prej qyteteve të saj veriore.

Fjala është për stadiumin “Zeqir Ymeri”, i cili pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje dhe rikonstruktimi të plotë.

Projekti i stadiumit është zbuluar nga vetë klubi i Kukësit, ku jepen dhe detajet për rinovimin e stadiumit të vjerër.

Në maksimum, stadiumi do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh, do të jetë i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozerisë si dhe do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro.

Stadiumi gjithashtu pritet të ketë në përbërje dhe një qendër multifunksionale, qoftë për lojtarët por edhe për tifozerinë.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë F.K Kukësi i cili shton këto fjalë:

“Mbas miratimit të buxhetit nga qeveria shqiptare do të nisë edhe ndërhyrja në stadium. Presidenti Gjici ka besim se ky projekt do të miratohet nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit është një e mirë për qytetin e Kukësit, pasi sjell një tjetër impakt në jetën dhe ekonominë e qytetarëve. Skuadra kampione e Shqipërisë e meriton një investim të tillë edhe për shkak të historisë që ka bërë këto vitet në futbollin shqiptar. Ky stadium mund t’i shërbejë mjaft mirë edhe vëllezërve tanë nga Kosova, që do t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin  e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare.”/Gazeta Express

Mos humbisni

Atletico ndal Barcelonën, “paqe” në “Wanda Metropolitana”

Në testin e parë të vështirë në këtë sezon në La Liga, Barcelona nuk ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.