Kreu / Kuriozitete / Zbulohet gjallesa e frikshme, kapet peshkaqeni gjarpër! /Foto

Zbulohet gjallesa e frikshme, kapet peshkaqeni gjarpër! /Foto

Një krijesë e rrallë është zbuluar së fundmi. Bëhet fjalë për peshkaqenin gjarpër, i aftë të zgjasë nofullat përtej gojës së tij.

Peshkaqeni gjarpër u kap në Oqeanin Paqësor pranë Tajvanit. Ai është një specie shumë e rrallë dhe është zbuluar për herë të parë në vitin 1986.

Sipas shkëncëtarëve, ai e kap prenë e tij me nofullat që zgjaten me shpejtësi dhe përdoren për të gëlltitur peshq të mëdhenj.

“Tipari më i dukshëm janë dhëmbët në formë gjilpërë, si tek gjarpërinjtë. Kjo është edhe origjina e emrit të peshkaqenit gjarpër.” tregojnë shkencëtarët

Instituti i Kërkimeve të Peshkimit të Tajvanit tha se kishte marrë pesë prej krijesave pranë “Donghe Township” për t’i studiuar më nga afër.

Mos humbisni

Njihuni me qytetin ku dielli doli vetëm 6 minuta në Dhjetor!

Mos u ankoni me motin ne Shqiperi. Nuk do ta besoni se cfare ndodh ne …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.