E mërkurë , 7 Dhjetor 2016
Kreu / Kuriozitete / Zbulimi / Kujt i përkiste Kurani më i vjetër në botë
kuran-700x525

Zbulimi / Kujt i përkiste Kurani më i vjetër në botë

kuran-700x525Zbulimi / Kujt i përkiste Kurani më i vjetër në botë

Disa muaj më parë në arkivën e Universitetit të Birminghamit në Britani u gjet një kopje e Kuranit, që mendohet të jetë më e vjetra e gjetur ndonjëherë. Pas disa studimeve të kryera me librin e vjetër, besohet se ai i përkiste Abu Bakr, një nga muslimanët e parë në Tokë.

Kurani i gjetur në Birmingham kishte humbur 1 shekull më parë.

Në këtë kopje të gjetur në korrik, janë gjetur fragmente të paktën 1370 vjet të vjetra, duke shtuar mundësitë që kjo të jetë kopja më e vjetër e librit të shenjtë të fesë islame.

Tani Jamal bin Huëareib, drejtor i fondacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe “Mohammed bin Rashid Al Maktoum” për studime islamike, thotë se një dokument kaq i vjetër mund të jetë parë vetëm nga pak njerëz.

Abu Bakr njihet si personi i parë që është konvertuar në fenë islame jashtë familjes së profetit Muhamed. Ai ka shërbyer si mik dhe këshilltar i besuar i profetit dhe ishte myslimani i parë që shërbeu si kalif duke udhëhequr për 27 muaj nga viti 632.

“Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakrit”, ka thënë Huëareib për BBC. “Është gjetja më e rëndësishme në histori për botën myslimane. Ky version, është rrënja e islamit, rrënja e Kur’anit… Kjo do të jetë revolucion në studimin e islamit”.

Kualiteti i librit të shenjtë i shkruar në dorë sugjeron se 200 dokumente ishin krijuar vetëm për fytyrat shumë të njohura.

Mos humbisni

dddd-3-780x439_1479908529-3583027

Ja ç’do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.