Kreu / Politikë / Zbardhen emrat e financuesve të PS dhe LSI në zgjedhjet lokale

Zbardhen emrat e financuesve të PS dhe LSI në zgjedhjet lokale

Zbardhet lista e 25 donatorëve të Partisë Socialiste dhe ajo e 45 sponsorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Dy partitë kryesore të maxhorancës së majtë kanë deklaruar emrat e financuesve të fushatës së 21 qershorit, kurse partia më e madhe në opozitë, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë donator në zgjedhjet vendore, por shpenzimet e fushatës i ka realizuar me fondet e buxhetit të shtetit dhe me kursimet e veta.

PS

ps-donatore

Në raportin e ekspertëve kontabël të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se Partia Socialiste ka marrë financime nga 25 shtetas shqiptarë, të cilët kanë dhuruar fonde për fushatën elektorale, që arrijnë në një total prej 18.4 milionë lekësh të rinj. Në listën e donatorëve bie në sy se një pjesë e tyre kanë dhuruar deri në 1 milion lekë të rinj, dhe kjo është depozituar në llogaritë bankare të PS-­së në 10 raste.

Ndërkohë që 5 shtetas kanë bërë donacione direkte në arkën e selisë rozë. Emrat e donatorëve nuk janë politikanë të njohur, por përfaqësues të biznesit vendës. Nga lista e sponsorëve të PS­së, bie në sy se disa prej tyre janë anëtarë të Këshillit Bashkiak, apo të afërm të këshilltarëve aktualë. Në listë nuk ka emra deputetësh, kryetarë të PSsë apo emra kandidatësh që garuan më 21 qershor të vitit të kaluar.

“Fondet e vetë Partisë Socialiste 34.125.750 lekë, përbëjnë pjesën kryesore të burimit të fushatës elektorale, duke zënë 36.81% të të ardhurave gjithsej dhe të cilat përbëhen nga ’kuota të anëtarësisë në lekë 11.500.000; kuota të anëtarësisë 175.000 USD, ose 22.625.750 lekë’” thuhet në raportin e hartuar nga ekspertja kontabël, Lefteri Kushta.

 

LSI

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar numrin më të madh të donatorëve, që arrin në 45 persona, të cilët kanë dhuruar mbi 100 mijë lekë të rinj. Ndërkohë që 48 donatorë të tjerë kanë dhënë shuma më të ulëta se 100 dhe sipas ligjit, emrat e tyre nuk duhet të deklarohen.

Për LSI-­në kanë dhënë donacione deputetët e saj, ministrat, po ashtu edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak. Nga 45 donatorë, LSI ka grumbulluar 7.2 milionë lekë të rinj, ndërsa 2.2 milionë lekë janë grumbulluar nga donacionet nën 100 mijë lekë.

lsi-donatore

PD, as donatorë dhe as para nga anëtarët

Partia Demokratike në zgjedhjet e shkuara të 21 qershorit nuk ka arritur të përfitojë asnjë sponsorizim, po më keq akoma, ka deklaruar se nuk ka përfituar as kuotat e anëtarësimit.

“Gjatë fushatës zgjedhore për organet e qeverisjes vendore, PD nuk ka përfituar sponsorizime, të cilat në përputhje me ligjin 10019, datë 29.12.2009, Kodi Zgjedhor.

Gjatë fushatës zgjedhore për organet e qeverisjes vendore PD nuk ka përfituar kuota anëtarësimi. Gjatë fushatës zgjedhore, PD nuk ka marrë kredi apo garanci të ndryshme nga bankat dhe institucionet financiare apo nga të tretët. Fushata për zgjedhjet lokale të 2015­s është përqendruar në PD qendër. PD qendër ka përfituar të gjitha fondet e buxhetit të shtetit dhe ka mbuluar të gjitha nevojat e fushatës, duke mos lënë kompetencë për degët e PD­së në rrethe”, thuhet në raportin e ekspertes kontabël, Lejla Dobi./Panorama

Mos humbisni

Rama: Në qershor bashkohet ALUIZNI me Hipotekat

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se në qershor finalizohet projekti për bashkimin në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.