Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është drejtuar për në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme mëngjesin e sotëm për të zhvilluar një takim me kryeprokuroren Arta Marku.
Mësohet se temë kryesore e takimit që pritet të nisë në orën 09:00, është forcimi i bashkëpunimit me strukturave për goditjen e 45 grupeve kriminale që veprojnë në vend.
Ministri Xhafaj është shprehur më parë se deri më tani në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë goditur dy grupe kriminale, në Fier dhe Shkodër.
Ndërkohë viti 2018, sipas paralajmërimit të ambasadorit amerikan Donald Lu, është një vit ku priten të bëhen arrestime dhe kapje të peshqëve të mëdhenj, por deri më tani nuk ka patur asnjë arrestim të tillë.
Diskutime rreth kësaj post