Selman Aliaj, djali i cili masakroi për vdekje të atin me çekiç dhe më pas e hodhi trupin e të ndjerit në liqenin e Farkës, ka dhënë dëshminë e tij në polici.
Në dëshminë e tij, 28-vjeçari ka dhënë disa versione të ngjarjes, ku një herë pretendonte se i ati dëshironte ta martonte për të ndarë me të nusen, e tashmë thotë se ai e tallte, i thoshte budalla dhe donte ta martonte me zor.
Burimet shprehen se i riu është marrë në pyetje në polici, ku pasi ka pranuar krimin ka thënë arsyet që sipas tij e shtynë në këtë gjest.
Para uniformave blu, Selman Aliaj është shprehur: “Me babain zihesha shpesh sepse më tallte gjatë gjithë kohës, më thoshte budalla.
S’më pyeste asnjë herë për asgjë. Madje edhe dasmën vendosi ai vetë ta bënte, se unë nuk doja.”
Diskutime rreth kësaj post