Ariela Murati, studentja 21 vjeçare e drejtësisë që u vra të dielën në Tiranë gjeti vdekjen nga tre plumba. Burime nga grupi hetimor i ngjarjes së rëndë, bënë të ditur se në trupin e viktimës janë gjetur tre plumba; në kokë, këmbë dhe krah.
Bazuar në të dhënat e të afërmve dhe dëshmitarëve të marrë në pyetje nga grupi hetimor, mësohet se vajza i ishte përgjeruar 23 vjeçarit Aldison Beluli, që të mos e vriste.
Por ai e qëlloi me pistoletë. Po ashtu burime nga hetimi bënë të ditur bazuar në disa dëshmi familjaresh se dy të rinjtë kishin qenë të lidhur, dhe tashmë vajza donte t’i jepte fund kësaj lidhje.
Por kjo nuk lehtëson aspak autorin e krimit nga përgjegjësia e rëndë e ngjarjes tragjike. Aldison Beluli vijon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Sipas mjekëve, ai ka dy plagë plumbi në kokë, dëmtime në tru dhe po mbahet në jetë me aparatura.
/AbcNews
Diskutime rreth kësaj post