Kreu / Rajon / Vrasja e avokatit grek, shqiptari: Sa u pagova dhe kush më porositi!

Vrasja e avokatit grek, shqiptari: Sa u pagova dhe kush më porositi!

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Athinë, kur në zyrën e tij u ekzekutua me armë avokati i njohur grek Mihalis Zafiropoulos. Mediat greke raportojnë se shqiptari 32 vjeçar i arrestuar si autor i dyshuar për krimin, ka pranuar autorësinë para hetuesve dhe ka dhëne edhe detaje të tjera rreth ngjarjes.
  
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pranuar krimin dhe ka thënë se për ketë ngjarje ishte porositur dhe paguar.
 
Mediat greke theksojnë se shqiptari ka thënë se ishte rekrutuar nga mafia shqiptare për ta shantazhuar, por jo për ta vrarë. Ai ka thënë se ishin shqiptarë të burgosur në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme ata qe i kishin kërkuar të bënte vrasjen duke theksuar se për këtë i kishin premtuar 3 mije euro.

 

Ai ka thënë se duhet ta trembte, por jo ta vriste, madje ka shtuar se duhet ta qëllonte në këmbë, por plumbi e qëlloi atje ku nuk duhej dhe avokati mbeti i vdekur.

Mos humbisni

Nuk do ta besoni sa plumba në trup ju gjetën politikanit serb që u vra sot

Mediat në Serbi raportojnë se ka përfunduar dhe autopsia për politikanin serb, Oliver Ivanoviç, i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.