• Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Rozë
  • Kuriozitete
  • Horoskopi
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Dosje
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Rozë
  • Kuriozitete
  • Horoskopi
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Dosje
  • Teknologji
No Result
View All Result
Lajme.al
No Result
View All Result
Kreu Dosje

“Vrasësi vjen nga Kanadaja dhe rreh gjoksin”. Si u masakruan katër heroinat e Mirditës

13 Nëntor, 2017
në Dosje
0 0
0
“Vrasësi vjen nga Kanadaja dhe rreh gjoksin”. Si u masakruan katër heroinat e Mirditës
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që ndodhi të dielën e 25 prillit 1948 në Tarazh të Mirditës është një nga krimet më të rënda ndaj femrës në Shqipëri.

Të lidhura me litar, dy vajza të reja, Marta 23 vjeçe dhe Prenda Tarazhi 20 vjeçe, u ekzekutuan pas torturave duke ngjallur habi, duke i bërë heroina për sistemin komunist e, po ashtu, shembull për atë sistem se njerëzit e Komitetit të Maleve ishin kriminelë.

SKENA E KRIMIT

Janë me dhjetëra shkrimet, komentet dhe librat e shkruar gjatë sistemit komunist për vrasjen e dy vajzave nga Mirdita, por ai i Luçie Doçit është më i ploti.

Studiuesja ka arritur të mbledhë dëshmi dhe t’i botojë, natyrisht nën ndikimin e ideologjisë, por edhe të versionit zyrtar të asaj kohe. Gjithsesi, nga ato që botohen për dëshmi, mënyra e vrasjes është makabre.

Studiuesja Doçi ka arritur të bisedojë vetë me një dëshmitare okulare, nënën Marë, siç e quan ajo, dhe përcjell në libër fjalët e saj. Skena është aq e rëndë, sa dëshmia duket gati-gati e pabesueshme. “Njëra ishte pa sy, pa një pjesë të kafkës. Tjetra ishte pa buzë, pa mollëza të faqeve, pa… ishin një tmerr. I dalluan nga rrobat. Bjeruni më fort. Thikat nguleshin egërsisht në trupin e tyre. Vendimi ishte që të vdisnin me tortura. Në fytyrë, dëgjoi një britmë të egër. Copëtojani fytyrën”. Për një krim të tillë, vrasësit duhet të kishin arsye shumë të fortë. Por cila ishte kjo arsye?

Monumenti “Katër heroinat e Mirditës”, i vendosur në Rrëshen, kushtuar Marta dhe Prenda Tarazhit, Shkurte Carës e Mrika Lokës u hoq në vitin 1993

PËRSE I VRANË VAJZAT MIRDITORE?

Studiuesja Luçie Doçi jep versionin zyrtar të vrasjes së Marta dhe Prenda Tarazhit: Nënë Mara dëgjoi një zë të egër “Marta Tarazhi e Prenda Tarazhi! Për shkelje të zakoneve të vendit, për ndjekjen e rrugëve të komunistëve, ju dënojmë me vdekje me tortura”. Por mënyrën e vrasjes dhe, sidomos arsyet e saj, i jep më qartë Kryeministri i asaj kohe dhe diktatori Enver Hoxha.

“Nga gjiri i këtij populli, të edukuar me mësimet e Partisë, dolën katër vajzat trimëresha të Mirditës, katër heroinat: Mrikë Lokja, Shkurte Cara, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi, që u ngritën në luftë kundër reaksionit, hodhën poshtë zakonet e vjetra, shkuan vullnetare për ndërtimin e hekurudhës, u kthyen përsëri pranë familjeve, kësaj radhe më të forta e më të kalitura, prandaj, si burrnesha, me mësimet e Partisë në zemër, filluan të punojnë për zbatimin e vijës së drejtë të saj. Pikërisht për këtë arsye reaksionarët i kapën, i torturuan dhe na i vranë me 25 prill 1948… Por ato u bënë pishtarë dhe lëshuan dritë mbi gjithë Shqipërinë…”

Dile Guri ishte një bashkëkohëse, por edhe shoqe me Marta dhe Prenda Tarazhin. Madje, mund të ishte vrarë edhe ajo si ato. Dilja jep edhe arsyet e vrasjes. “Unë i kam pasur shoqe Marta dhe Prena Tarazhin, por edhe Mrikë Lokjen dhe Shkurte Carën. Edhe mua Komiteti i Maleve më kishte dënuar me vdekje, por të afërmit e mi e morën vesh dhe morën masa që unë të mos bija në duart e tyre. Ato u ngritën mbi zakonet që poshtëronin gruan dhe e linin në padije. Ato luftuan për zhdukjen e analfabetizmit, hapjen e shkollave, arsimimin e masave”.

Kjo punë e verbonte Komitetin e Maleve. Prandaj i vranë, duke i akuzuar se kanë shkelur kanunin. Por kanunin e shkelën vetë kriminelët, duke vrarë gratë e pambrojtura”. Ndërsa Gjergj Ndoja shkon edhe më tej kur citon edhe vrasësin. “Vrasja e heroinave ka qenë vrasje politike. Edhe heqja e monumentit të tyre ishte politike, është vazhdim i asaj lufte të errësirës dhe dritës… Ndue P. Gjonmarku vjen nga Kanadaja dhe thotë me mburrje “I kam vrarë unë”, duke e konsideruar vrasjen e tyre si një akt burrëror. Por këtu nuk ka vend për burrëri, sepse kanuni e ndalon vrasjen e femrës. Edhe sikur të kishin bërë ndonjë turp, nuk ishte e drejta e tij t’i vriste, por e njerëzve të vet”.

CUCAT E MALEVE

Në vitin 1960, në gazetën “Zëri i Rinisë”, një gazetar i ri me emrin Loni Papa botoi një shkrim lidhur me dy vajzat Marta dhe Prenda Tarzhi. 6 vjet më vonë, Loni Papa shkrimin e ktheu në dramë dhe më 8 mars të vitit 1967 ajo u dha premierë në teatrin “Migjeni” nga regjisori Mihal Luarasi me titullin “Cuca e maleve”, e cila më vonë u vu edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Ishte si një betejë mes sistemit komunist që përçonte të renë dhe zakoneve të vjetra që përfaqësoheshin nga personazhe, që më së shumti ishin armiq të pushtetit të asaj kohe. Natyrisht që ky është viti kur u vendos ndalimi i fesë dhe përzierja e historisë së dy vajzave që u vranë me fenë ishte një gjetje, por me ideologjizimin që iu bë historisë ishte për kohën më se normale.

Mjafton të lexojmë motivacionin e dhënies së titullit heroina të popullit më 23 tetor 1967, për të kuptuar më shumë se në çfarë niveli u ideologjizua kjo ngjarje. “Është ndër gratë dhe vajzat e para që me fjalën e Partisë në zemër çau me guxim rrugën e të resë e të përparimit, rrugën e çlirimit të gruas nga zakonet e egra të kanunit dhe të fesë.
Ajo luftoi me vetëmohim kundër reaksionarëve dhe elementëve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet e ndërtimit të vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me etje e zgjuarsi mësimet e Partisë dhe u bë agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qëndroi e papërkulur e ballëlart.”

I bënë heroina, i kthyen në model të femrës që mbronte të renë çka, sipas tyre, vetëm komunizmi mund ta sillte. Vetëm një gjë nuk e ndryshonin dot për dy vajzat e thjeshta: as Marta e as Prenda Tarazhi nuk e mësuan kurrë që ishin heroina. 

Lajme të ngjashme

Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit
Dosje

Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

18 Prill, 2018
Përballja e Mehmet Shehut me Hamit Matjanin
Dosje

Përballja e Mehmet Shehut me Hamit Matjanin

17 Prill, 2018
Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse
Dosje

Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse

16 Prill, 2018
Letra e çuditshme për Enver Hoxhën
Dosje

Flet këngëtari i njohur: Enver Hoxha për ne në Mal të Zi ishte mbret

15 Prill, 2018
Reforma, Llalla: Pse jam kundër draftit për Prokurorinë dhe Krimet e Rënda
Dosje

“Mund të jem një fermer i zoti”. Si u bë milioner Adriatik Llalla

5 Prill, 2018
Kur Azem Hajdari akuzonte PD-në për implikim me Sigurimin e Shtetit
Dosje

Dëshmia surprizë: Çastet e fundit të Azem Hajdarit

5 Mars, 2018

Të fundit

“Ti me qorrin vratë 4 veta për Metën dhe pastaj e zgjodhët President”

“Është rritur nën hijen time” – Tahiri i kthen përgjigje komentit të Ramës

20 Prill, 2018
Rruga e Kombit, protestuesit u vënë flakën sporteleve, 5 persona të dëmtuar, shkatërrohet gjithçka

Rama për Rrugën e Kombit: Taksa për kuksianët, 3 euro

20 Prill, 2018
Kryediplomati grek vjen në Tiranë, pritet nga ministri Bushati

Kotzias lëshon ‘bombën’ e radhës: Greqia është në luftë me Shqipërinë

20 Prill, 2018
Champions League, Roma tmerrohet nga huliganët

Champions League, Roma tmerrohet nga huliganët

20 Prill, 2018
  • Po lexohen
  • Komente
  • Të fundit
Nëse e keni gruan afër, mos e shikoni këtë video. Vajza e motit bëri namin! /Video

Nëse e keni gruan afër, mos e shikoni këtë video. Vajza e motit bëri namin! /Video

20 Mars, 2018
Nëse femra bën fiks këto në intimitet, mashkulli nuk do e tradhëtojë kurrë

Nëse femra bën fiks këto në intimitet, mashkulli nuk do e tradhëtojë kurrë

20 Mars, 2018
Video/ Në prag të largimit, ambasadori Donald Lu befason shqiptarët duke…

Video/ Në prag të largimit, ambasadori Donald Lu befason shqiptarët duke…

21 Mars, 2018
Alarm nga sinoptikani grek: E frikshme çfarë do ndodhë nesër në Shqipëri

Alarm nga sinoptikani grek: E frikshme çfarë do ndodhë nesër në Shqipëri

21 Mars, 2018
Vajzat kërkojnë djem / 3 femra shqiptare duan shoqëri…

Vajzat kërkojnë djem / 3 femra shqiptare duan shoqëri…

0
Kanadaja kërkon 305 mijë emigrantë

Kanadaja kërkon 305 mijë emigrantë. Ja si të aplikoni

0
Një shtet në SHBA ofron 18 mijë USD në vit

Një shtet në SHBA ofron 18 mijë USD në vit, nëse shkoni të jetoni përgjithmonë

0
Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes

Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes

0
“Ti me qorrin vratë 4 veta për Metën dhe pastaj e zgjodhët President”

“Është rritur nën hijen time” – Tahiri i kthen përgjigje komentit të Ramës

20 Prill, 2018
Rruga e Kombit, protestuesit u vënë flakën sporteleve, 5 persona të dëmtuar, shkatërrohet gjithçka

Rama për Rrugën e Kombit: Taksa për kuksianët, 3 euro

20 Prill, 2018
Kryediplomati grek vjen në Tiranë, pritet nga ministri Bushati

Kotzias lëshon ‘bombën’ e radhës: Greqia është në luftë me Shqipërinë

20 Prill, 2018
Champions League, Roma tmerrohet nga huliganët

Champions League, Roma tmerrohet nga huliganët

20 Prill, 2018
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Na ndiqni

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Sport
  • Teknologji

Të fundit

“Ti me qorrin vratë 4 veta për Metën dhe pastaj e zgjodhët President”

“Është rritur nën hijen time” – Tahiri i kthen përgjigje komentit të Ramës

20 Prill, 2018
Rruga e Kombit, protestuesit u vënë flakën sporteleve, 5 persona të dëmtuar, shkatërrohet gjithçka

Rama për Rrugën e Kombit: Taksa për kuksianët, 3 euro

20 Prill, 2018
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Horoskopi
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In