Kreu / Rajon / Vizita e Erdoganit në Serbi, nënshkruhen 12 marrëveshje

Vizita e Erdoganit në Serbi, nënshkruhen 12 marrëveshje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Erdogan u prit në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kryeministrja Ana Brnaviç, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanzhu Bilgiç së bashku me personelin e ambasadës turke, njofton TRT.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe ministrat e të dyja vendeve nënshkruan gjithsej 12 marrëveshje mes Turqisë dhe Serbisë

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviç dhe ministri i Komunikacionit , Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan sot në Beograd deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes Serbisë dhe Turqisë.
Mes dy vendeve është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim në sferën e urbanizmit.

Gjithsej 12 marrëveshje janë nënshkruar në prani të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdo?an dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të lartë për bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë e nënshkruan presidentët e dy vendeve.
Revizionin e Marrëveshjes për tregti të lirë e nënshkruan ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe ministri i Tregtisë së Jashtme, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç.

Presidenti turk Erdoan, në kuadër të vizitës do të vizitojë edhe Novi Pazar-Sanxhak.
Në deklaratën e Presidencës bëhet e ditur se Turqia i jep rëndësi zhvillimit në çdo fushë të marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo vizitë do të përbëjë një zhvillim të rëndësishëm në mënyrë që marrëdhëniet dypalëshe të jenë në dobi të gjithë rajonit.

Mos humbisni

Kotzias: Tirana ka ndryshuar kurs, jemi drejt zgjidhjes

Në një intervistë për gazetën “Ethnos” të së dielës kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.