Kreu / Politikë / VIDEO/ Genc Pollo, me fjalor halabaku në komisionin e Integrimit

VIDEO/ Genc Pollo, me fjalor halabaku në komisionin e Integrimit

Është shoqëruar me debate dhe replika mbledhja e Komisionit të Integrimit. Përfaqësuesi i PD, Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish ministrin Saimir Tahiri.

Pas replikave ministri Ditmir Bushati ka braktisur mbledhjen.

Debatet: 

Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .
Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?
Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm
Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë
Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin

Bushati për Thaçin: Presidenti i Kosovës përfaqëson një shtet sovran. Nuk është etike të komentoj unë. Ka folur presidenti Meta për këtë çështje. Zgjidhja më e mirë për të adresuar bllokimin e lëvizjes për shtetasit shqiptare të Kosovës është liberalizimi i vizave. Nuk jemi këtu mësuesi me nxënësin. Të mos luajmë me durimin e njeri-tjetrin. Nëse  do tentoni t’i vendosni note përgjigjeve të mia do më mbarojë durimi dhe cinizmi dhe mund te përvëlojë mbi durimin.
 
Bushati-Pollos: Je këtu më pak i përshtatshëm për ndershmërinë.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nen qilim nuk i shërben ndershmërisë. Të respektojmë etiken e të respektojmë njeri-tjetrin. Ishit ju i pari që provokuat me sjellje prej rrugaçi .

Bushati: Kërko ndjesë për fjalorin prej bagabondi. Unë nuk kam fyer asnjë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua. Fjalorin  rrugaç unë nuk e pranoj sepse dua të mbroj dinjitetin tim dhe të shtetit shqiptar.

Mos humbisni

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociatave

Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por për ambasadoren e Republikës Federale …

Një koment

  1. o i biri i stefanaqit po kush te ka ven ty kryetar komisioni ti je nje rrugac qe nuk ke lidhje me politiken e jashtme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.