Kreu / Ekonomi / Veshjet më të lira, por çmimet e ushqimeve rriten

Veshjet më të lira, por çmimet e ushqimeve rriten

Inflacioni për muajin korrik shënoi 2 për qind, raporton Instituti i Statistikave me një rënie të papërfillshme krahasuar me qershorin. Ndërkohë, edhe krahasuar me një vit më parë ndryshimi është i vogël.

Në korrikun e 2016-s indeksi i çmimeve të konsumit ishte 1.9%. Ndikimin më të madh në inflacion e ka dhënë grupi i ushqimeve që zë dhe peshën kryesore. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 4.7%.

Brenda këtij grupi, çmimet e zarzavateve u rritën me 13.7% dhe frutave 11.2%, kurse për ushqimet e tjera shtrenjtimi ka qenë më i përmbajtur, me përjashtim të vajrave, janë shitur me 3% më lirë. Me rritje 3.4% është grupi i mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, ndërsa për kategoritë e tjera si pije alkoolike, duhan, por edhe shërbime si transport e komunikim rritja me bazë vjetore është më e ulët.

Në krahun rënës është grupi i veshjeve dhe këpucëve me ndryshim vjetor minus 1.7%, pasuar nga grupet argëtim dhe mobilie, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje me minus 0.1% secili.

Mos humbisni

Ja rrugët për të cilat do paguajnë kur të kalojnë

Shqiptarët do të duhen të paguajnë më shumë taksa vitin që vjen. Pas njoftimit se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.