Nga hetimet qe jane bere deri me tani, rezulton se “Benz”-i që shkaktoi aksidentin e tmerrshem me dy te vdekur dje në autostradë është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka, 24 vjeç.
Dyshohet se rreth një muaj më parë ai ia ka dhënë në përdorim mjetin me qëllim shitjen shtetasit Fatjon Zhaborja.
Drejtuesi i “Benz”-it, pas aksidentit e ka braktisur mjetin. Policia ka nisur hetimet dhe shpalli në kërkim Dardan Gjekën dhe Fatjon Zhaborjen (me precedentë).
Sipas të dhënave, Gjeka më pas është shoqëruar nga ku edhe ka shpjeguar se mjetin e kishte shitur prej një muaji.
I dyshuari tentoi të vrasë në 2015
Autori i dyshuar i aksidentit me pasojë vdekjen e dy shtetasve, mësohet se është me precedentë penalë.
Ai është arrestuar në nëntor të vitit 2005 në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Sipas njoftimit të Policisë, dhënë asokohe, shtetasi Fatjon Zhaborja u vu në pranga pas mëse 1 javë kërkimi.
I riu i lindur në Rragam të Tropojës dhe banor i kryeqytetit, kishte tentuar të vrasë me thikë në datën 21 janar 2005, Agron Kasapin. Ngjarja ka ndodhur në mesditë pranë Ambasadës Greke.
Fatmirësisht, i lënduari 53-vjeçar e kaloi rrezikun për jetën. Ndërsa pas ngjarjes, Zhaborja kishte shkuar në Gjirokastër për t’u strehuar te miqtë e tij.
Por arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi u prangos disa ditë më pas. Ai u akuzua se kishte konsumuar veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post