Kreu / Kuriozitete / Vendet më të shtrenjta e më të lira për të jetuar

Vendet më të shtrenjta e më të lira për të jetuar

vendet shtrenjtaVendet më të shtrenjta e më të lira për të jetuar

Cilat janë vendet ku jetesa është më e shtrenjtë? Faqja “MoveHub” ka bërë një klasifikim të vendeve sipas kostos së jetesës, mbi bazën e të dhënave të raportit Indeksi i Çmimeve të Konsumit.

Lista përbëhet nga 119 vende, të cilat janë krahasuar me standardet e jetesës në Nju-Jork.

Vendet me koston më të lirë të jetesës, sipas raportimit të Shekullit, janë ato të Azisë dhe Afrikës Veriore: India, Nepali, Pakistani, Tunizia dhe Algjeria.

Pesë vendet që të boshatisin llogarinë bankare për nevojat më primare janë: Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka.

Klasifikimi është bërë duke marrë në shqyrtim çmimin e ushqimit në supermarkete, transportin, restorantet dhe shërbimet utilitare.

Aspekte të tjera thelbësore për jetesën si banesa, veshjet dhe arsimimi nuk janë marrë parasysh.

Vendet më të shtrenjta:

Zvicra

Norvegjia

Venezuela

Islanda

Danimarka

Australia

Zelanda e Re

Singapori

Kuvajti

Britania e Madhe

Vendet më të lira:

India

Nepali

Pakistani

Tunizia

Algjeria

Moldavia

Egjipti

Maqedonia

Siria

Kamboxhia

Mos humbisni

Si u kthye Izraeli, nga një vend gjysmëshkretëtirë në një superfuqi botërore për ujin

Edhe pse Izraeli është i përbërë thuajse nga dy të tretat shkretëtirë,  vendi ka ujë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.