Kreu / Aktualitet / Vdekja e adoleshentes shqiptare, taksisti grek rrëfen momentet e fundit

Vdekja e adoleshentes shqiptare, taksisti grek rrëfen momentet e fundit

Rreth tre vjet nga vdekja e Konstandina Anagnostit, 16-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në një taksi, teksa po udhëtonte nga Saranda drejt Janinës, taksisti grek që transportoi adoleshenten, njëkohësisht bashkëjetuesi i mamasë së saj të divorcuar, ka folur për televizionin grek “Star”.

Ai ka këmbëngulur që është i pafajshëm dhe nuk e ka vrarë 16-vjeçaren. Taksisti ka përshkruar me detaje se çfarë ndodhi gjatë rrugëtimit të tyre nga Saranda në Janinë.

Ai ka thënë se natën e fundit ata ishin në shtëpinë e gjyshërve të saj dhe në mëngjes e çoi vajzën tek floktorja dhe tek dentisti. Pastaj u nisën për në Janinë.

Star

“Ajo dëgjonte muzikë në telefonin e saj dhe këndonte. Në një moment, telefoni i ra dhe dëgjova që kërciste dhëmbët aq fortë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë e dërgova në spital. Mjekët thanë se i dëgjuan vetëm dy rrahjet e fundit te zemrës dhe më pas njoftuan policinë dhe nënën e saj”, ka rrëfyer taksisti grek.

Ai ka mohuar edhe akuzat se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, duke thënë se autopsia tregoi që 16-vjeçarja nuk kishte pasur raporte seksuale.

Për më tepër taksisti i konsideroi qesharake pretendimet publike të bëra në media, se vajza kishte abortuar tek gjinekologu. Sipas tij, 16-vjeçarja fliste çdo 5 minuta me të ëmën në telefon kur ishte në Sarandë.

“Është për të ardhur keq që thuhen të tilla gjëra për Konstandinën. Ajo ishte një vajzë e shkëlqyer”, ka thënë taksisti.

Ngjarja ndodhi më 15 Nëntor 2014. Në vitin 2016, Prokuroria e Janinës urdhëroi ndjekje penale ndaj taksistit që ishte në makinë me 16-vjeçaren Konstandina. Babai i vajzës ka pretenduar vazhdimisht se bija e tij nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale. Ky pretendim i tij është bazuar nga rezultati i autopsisë në Janinë, që zbuloi se në trupin e adoleshentes kishte narkozë. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore që ju bë në Sarandë doli në përfundimin se vdekja e vajzës ka qenë natyrale. Babai i vajzës ka bërë kallëzim edhe në Janinë për të zbardhur vdekjen e saj.

Mos humbisni

VIDEO E RE / Varrimi i Aleksandër Ndokës, i biri me pranga dhe rrethuar nga policia

Djali i Aleksander Ndokes do t’i jape lamtumiren e fundit te atit, i cili u …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.