Kreu / Politikë / Vasili ironizon Ramën: As vettingun e palmave nuk bën dot

Vasili ironizon Ramën: As vettingun e palmave nuk bën dot

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar kryeministri Edi Rama, duke thënë se pavarësisht se ai flet “48 orë” në ditë për vettingun, nuk është i aftë të bëjë dot as kontrollin (vettingun) e palmave në autstradën Tiranë- Kashar.

Çështja e palmave në autostradë ka qenë një ngjarje e shumëdebatuar në skenën politike disa vite më parë, pas hijeve të shumta të dyshimit që ato sollën për mënyrën e tenderimit.

Fillimisht ato iu shtuan autostradës me idenë e gjelbërimit të hyrjes së Tiranës, por nuk vonoi shumë dhe në tavolinë erdhi projekti për zgjerimin e korsive. Në këtë pikë debati politik përplasi ashpër demokratët dhe socialistët, pasi palmat kushtonin mëse 600 mijë euro, para këto të buxhetit të shtetit.

Më tutje me planin e ri, palmat do të hiqeshin, një gjë kjo e cila pritet ende të ndodhë nga Bashkia e Tiranës brenda këtij viti. Palmat të vëna në 2015, tashmë të thara plotësisht, do të zëvendësohen nga pisha.

Mos humbisni

Pasi iu bllokua pasaporta, PS ‘shet’ kryebashkiakun që mbështeti në 2015-tën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas procedimit të tij nga ana e Policisë, dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.