Prokuroria e Durrësit do të nisë hetimet për zbardhjen e vdekjes së një banori të Sukthit, i cili është gjetur i vetëvarur në Gjermani.
Ka qenë gruaja e viktimës ajo që ka bërë denoncimin në polici, pasi dyshon për shkakun e vërtetë të vdekjes së bashkëshortit së saj A.H. 39 vjeç.
Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur më 27 janar të këtij viti në Gjermani, ku 39-vjeçari është gjetur i vetëvarur. Familjarët më pas e kanë sjellë trupin e pajetë në morgun e spitalit Rajonal të Durrësit.
Bashkëshortja e viktimës me iniciale M.H., 34 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, është paraqitur një ditë më parë në komisariatin e Policisë së Durrësit për të ngritur kallëzimin e saj. Ajo kërkon ndihmë nga uniformat blu për zbardhjen e vdekjes së të shoqit, pasi më tepër se vetëvrasje, ajo ka dyshime se burrin mund t’ia kenë vrarë.
Por policia sqaron se nga këqyrja e kufomës, nuk janë vënë re shenja dhune, plagë apo dëmtime te shkaktuara nga faktorë të tjerë.
Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Diskutime rreth kësaj post