Të paktën realizoi të vetmen ëndërr të bërë realitet të çdo vajze, veshur me të bardha drejt altarit përballë njeriut të zemrës.
Një fat tragjik i një nuse që vdiq nga një infeksion bakterial i lidhur me meningjitin vetëm disa orë pasi u martua me dashurinë e jetës së saj.
Bëhet fjalë për Jamieka McCarthy Harford, 26 vjeçaren se cila vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së dasmës së saj të shtunën në Auckland të Zelandës së Re, raporton “ShkodraNews”, sipas “The Sun”.
Martesa u zhvillua në gadishullin ëhangaparaoa, ku fotografitë e tregojnë nusen e qeshur që ecën drejt altarit në një fushë golfi ndriçuar nga dielli.
Burri i saj, Alistair, tani i ve, tha se vdekja e saj e papritur ishte shkatërruese për të.
“Ikja e saj ishte një goditje e madhe për të gjithë që ta humbisnim kaq shpejt dhe kjo ka qenë tepër e vështirë për t’u përballuar”, tha ai.
“Ajtë e mori nga ne pa paralajmërim një sëmundje e tmerrshme vdekjeprurëse”.
Diskutime rreth kësaj post